E hënë, 18 Janar, 2021

Koronavirusi/ Organizatat e Shoqërisë Civile i bëjnë thirrje qeverisë për mbështetje financiare

Duhet të lexoni

20 vite që përmbytej, ‘Shaban Bardhoshi’ rruga e Kombinatit merr zgjidhje. Investimi e kthen në normalitet

Nga Marjon Gorica ‘Shaban Bardhoshi’ deri pak kohë më parë ishte një nga rrugët më problematike të Tiranës, ku përgjatë...

SHKËMBIMI I TERITOREVE DHE LUGINA E PRESHEVËS

Almin Shaqiri, Msc Integrime Evropiane, ligjerues në kolegjin Universum Prishtinë Abstrakt Në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ështëpërjashtuar...

Urimi i Konsullit të Izraelit: Po mbyllim një vit sfidues, 2021 qoftë viti i mirësive!

Konsulli i Nderit i Izraelit Rodolf Xhillari, me anë të një postimi në faqen zyrtare të Facebook ka uruar...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Organizatat e Shoqërisë Civile në vend, i kanë drejtuar një kërkesë përmes një letre të hapur kryeministrit Rama, dhe ministres Manastirliu, e cila mban gjithashtu postin e Kryetares së Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile. Përmes kësaj kërkese, organizatat kërkojnë Mbështetje Financiare nga Qeveria Shqiptare për përballimin e situatës të krijuar nga COVID -19.

Kërkesa:

Kërkesë për Mbështetje Financiare nga Qeveria Shqiptare për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri, për përballimin e situatës të krijuar nga COVID -19.
—-

Tiranë, 24 Mars 2020
Drejtuar:
SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,
Zj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Kryetare e KKSHC –
Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile.

Për dijeni të:

SH.T.Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë
Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,
Z. Arben Ahmetaj, Ministri Përgjegjës për të Kontrolluar dhe Menaxhuar Situatën Ekonomike
gjatë Periudhës së COVID-19 në Vendin tonë.
Zj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë,
Z. Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike
Zj. Monika Kryemadhi, Kryetare e Partisë “Levizja Socialiste për Integrim”
Z. Luigi Soreca, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri
Zj. Yuri Kim, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri
Z. Peter Zingraf, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri
Z. Duncan Norman, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri
Z. Adrian Maître, Ambasador i Republikës Federale të Zvicrës në Shqipëri
Zj. Elsa Håstad, Ambasadore e Mbretërisë së Suedisë në Shqipëri
Zj. Guusje Korthals Altes, Ambasadore e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri
Z. Blendi Dibra, Nënkryetar i KKSHC – Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile

Nga: Organizatat e Shoqërisë Civile të Listuara në Fund të Kësaj Letre
Lenda:
Kërkesë për Mbështetje Financiare nga Qeveria Shqiptare për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri, për përballimin e situatës të krijuar nga COVID -19.

Të nderuar,
Në emër të 55 Organizatave të Shoqërise Civile (OSHC), iu shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë në përballjen e krizës të krijuar nga pandemia COVID – 19, fatkeqësi e madhe kjo për vendin tonë dhe për faktin se po ndodh shumë afër tragjedisë së tërmetit të 26 Nentorit. Ne jemi të vetëdijshëm për kostot e rënda që kanë sjellë këto dy fatkeqësi dhe jemi shpresëplotë që do ta kalojmë dhe këtë situatë kritike.
Bazuar në eksperiencën e vendeve/qeverive të tjera, të cilat i kanë përfshirë organizatat jo-qeveritare në mbështetjen e tyre financiare, si dhe bazuar në faktin që në Planin Financiar të Mbështetjes për COVID-19, që qeveria prezantoi më 19 Mars 2020 nuk u përfshinë OSHC-të; duke pasur parasysh faktin se në këtë sektor janë të punësuar rreth 9.546 persona si edhe kontributin pozitiv të OSHC-ve në sfidat sociale të vendit tonë, shpresojmë shumë në marrjen në konsideratë të kërkesës tonë, për të përfshirë në plan dhe OSHC-të.
OSHC-të janë një investim afatgjatë i Qeverisë Shqiptare dhe i Donatorëve dhe kanë personel të profilizar dhe të mirë kualifikuar. Që prej vitit 1992, OSHC-të kanë konceptuar dhe zbatuar me mijëra projekte që kanë lehtësuar sfidat e Qeverive Shqiptare, lidhur sidomos me shtresat sociale me të ekzpozuara ndaj papunësisë, varfërisë, sfidave në arsim, vështirësi të aksesit në shëndetësi dhe ndaj shërbimeve të tjera siç janë ato për personat me akftësi të kufizuara, etj.
OSHC-të kudo në botë konsiderohen një investim i dobishëm në rritje. Për këtë arsye, përfshirja e tyre në planet mbështetëse anti-krizë të Qeverisë Shqiptare, do t’i shërbente një vizioni afatgjatë dhe konsiderohej një shërbim ndaj vendit.
Veç vështirësive të natyrshme, sikurse jeni në dijeni të legjislacionit fiskal të OSHC-ve, ne, për sa i përket detyrimeve tatimore trajtohemi si biznes i madh edhe pse nuk kemi fitim dhe nuk ndajmë divident.
Ne, po aq sa bizneset por ndoshta dhe më shumë se ta, kemi nevojë për mbështetje financiare si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. OSHC-të në Shqipëri nuk mbështeten financiarisht apo në formë të qëndrueshme nga qeveria dhe pushteti lokal. OSHC-të në Shqipëri e ushtrojnë aktivitetin falë projekteve përmes donatorëve.
Disa prej nesh ndihmohen prej sektorit të biznesit, mbështetje e cila ka rëne ndjeshëm apo është anulluar që prej situatës të krijuar ngatërmetit. Si rrjedhojë e situatës COVID-19, OSHC-të e kanë të pamundur të sigurojnë ekzistencën e aktivitetit të tyre në situatën e pandemisë, sepse donatorët i shtyjnë zbatimin e projekteve ose i anullojnë ato, dhe kjo sjell për pasojë pamundësi për realizimin e pagesave për pagat e punonjësve të OSHC-ve dhe kostove të tjera bazë për ushtrimin e veprimtarisë tonë institucionale.
Shumë prej nesh jemi ofrues të shërbimeve ndaj grupeve sociale më në nevojë në Shqipëri, dhe kemi të domosdoshme të vazhdojmë të paguajmë pagat dhe sigurimet e stafit, dhe kosto të tjera si qira, taksa të ndryshme siç janë taksat bashkiake, taksa të pronës (ato OSHC që kanë godina të tyre), taksa tabele, etj.
Si drejtues të këtyre organizatave, në një kohë kur dhe nuk dihet për sa ditë, javë apo muaj do të vazhdojë situata e krijuar, jemi të shqetësuar për detyrimet që duhet të shlyejmë ndaj stafit, qiradhënësve dhe shtetit shqiptar.
Rruga më efikase që ne propozojmë, është përfshirja e drejtpërdrejtë e OSHC-ve në projekte konkrete, në zonat konkrete dhe për shtresat sociale për të cilat jemi të profilizuar. Ne kërkojmë mbështetjen tuaj financiare për sektorin tonë në këtë kohë krize : (i) duke na trajtuar me pagën mujore të punonjësve tanë dhe (ii) me grante për shpenzimet fikse si dhe (iii) lehtësira fiskale për institucionet tona si për të gjithë sektorët e tjerë në Shqipëri!!
Duke ju falenderuar paraprakisht për kujdesin që do të tregoni për sektorin tonë, si një sektor thelbësor në pasjen e një shoqërie të hapur dhe demokratike në Shqipëri, mbetemi në pritje të vendimit tuaj të reflektuar në aktet normative të Planit Financiar të Mbështetjes për COVID-19.

Sinqerisht,

  1. Emanuela Zaimi – Fondacioni Doën Syndrome Albania, Qendra e Shërbimeve “PRO PAK” (e.zaimi@dsalbania.org, +355674885864 dhe info@dsalbania.org, +355693443345)
    2. Aferdita Seiti – Shoqata “Ndihmoni Jetën“ (info@helpthelife.org.al , 0682084945)
    3. Anisa Dizdari – Qendra “Tiss“, Qendra e Shërbimeve dhe Trajtimit PsikoSocial (anidizdari@hotmail.com ,0692080488)
    4. Zela Koka – MEDPAK, Mbrojtja e te Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (info@medpak.org 0693577247)
    5. Altin Hazizaj – CRCA/ECPAT Shqipëri (crca@crca.al , + 355672075330)
    6. Suela Koçibellinj – Vizion OJF (info@vizionojf.org 0672055072)
    7. Lindita Senia – Qendra “Future for you” (linditasenia@gmail.com , 0696689806)
    8. Fatma Spahiu – Qendra Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta (info@qendrashinjnv.org, 0675276592)
    9. Mimoza Deliu – Shoqata Alternative (mimodeliu@yahoo.fr , 0697695328)
    10. Oreada Kita – Qendra “Jonathan” – (Info@doënsyndromealbania.com , 0682019727)
    11. Franceska Muco – Rrjeti i Profesionisteve te Rinj (mucofranceska@gmail.com , +355698388683)
    12. Ervin Shehaj – Green Line Albania (info@greenlinealbania.org , 0692545900)
    13. Sevim Arbana – Shoqata Ne Dobi te Gruas Shqiptare (uaë@iç-al.org , +35542223001)
    14. Eglantina Bajrami – Autizmi Flet-Klubi Kombëtar i Prindërve me Fëmije me Spektrin Sutik dhe PAK (klubiprinderve.CSA@gmail.com , 0697225910)
    15. Suela Lala – Fondacioni “Se bashku” (fondacionisebashku@gmail.com , 0692694515)
    16. Adelina Pjetra – “Mental Health Albania” (mentalhealth.albania@gmail.com , 0697482338 )
    17. Nensi Dragoti – Fondacioni Arsimor Shqiptar, (info@fash.al )
    18. Klodiana Kadeli – Poëer of Education (poëerofeducation.ngo@gmail.com )
    19. Ergyz Gezka – Shoqata LIBURNETIK (info@liburnetik.org )
    20. Egla Bardhi – Together for life (ebardhi@togetherforlife.org.al , 0692066522)
    21. Armela Pengili – Qendra ACT for SOCIETY (actfsociety@mail.com 0698304533)
    22. Mimoza Ikonomi – Youth for Social Changes (mimoza.ikonomi@gmail.com)
    23. Angjelos Shkurti – Fondacioni Shëndetësor ABC (a.shkurti@abchealth.org ,0699626784)
    24. Lusiana Mailaj – Njerëzit të Parët (lusiana.mailaj@gmail.com )
    25. Blerina Gjoka – Fondacioni “Kujto” (al.kujto@gmail.com )
    26. Arbër Kodra – Open Mind Spectrum Albania (OMSA) (omsa.albania@gmail.com )
    27. Danjel Bica – Shoqata ”Ekspertët e Rinj Mjedisor” (SHERM Albania) (danjel.bica@gmail.com , 0672531269)
    28. Luis Bekteshi.- Qendra Rinore “Perspektiva” (youth4perspektiva@gmail.com )
    29. Mirgit Vataj – Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët – ALO 116111 (alo116@alo116.al )
    30. Ana Mullanji – Organizata „Përtej Barrierave“ (office@beyondbarriers.org )
    31. Elvis Çela – Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (ecela@epercenter.org, 0672054788)
    32. Ermelinda Mahmutaj – Qendra Mjedisore EDEN (ermelinda.mahmutaj@eden-al.org )
    33. Mirela Koçi – Auleda, Local Economic Development Agency (auledavlore@gmail.com)
    34. Ali Coka – Shoqata e Hortikultures organike-Bioplant Albania (ali-coka@hotmail.com)
    35. Ana Majko – Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS (initiative.arsis@gmail.com)
    36. Arjel Trajani – SHKEJ, Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (arjeltrajani@shkej.org dhe erionprendi@gmail.com)
    37. Mihallaq Qirjo – Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (info@recshqiperi.org)
    38. Lavdosh Ferruni – Shoqata e Bujqësisë Organike (lavdoshferruni@gmail.com )
    39. Genti Kromidha – Instituti Për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (info@inca-al.org dhe gkromidha@yahoo.it
    40. Aleksandër Trajce – Qendra “Për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri” (a.trajce@ppnea.org )
    41. Ahmet Mehmeti – Klubi Ekologjik Elbasan (ahmeteçel@hotmail.com )
    42. Alminda Mema – Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër (aicshkodra@gmail.com )
    43. Ines Leskaj– AËEN, Albanian Ëomen Empoëerment Netëork (ines.leskaj@aëenetëork.org )
    44. Tefta Mala – NSGK, Shoqata “Ndihmë Sociale Gruas Kryefamiljare” (teftansgk@yahoo.com )
    45. Mirela Arqimandriti – Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (gadc@gadc.org.al )
    46. Ylldise Brahimi – Fond. “ARZHV” (vlorerda@gmail.com)
    47. Qamile Gishti – Agjencia Rajonale e Zhvillimit Berat (qamilegishti@gmail.com )
    48. Jerola Ziaj – Agjencia e Demokracisë Vendore Shqipëri (ldaalbania@aldaintranet.org)
    49. Gentiana Decolli – Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore, Berat (mireqeniesociale@gmail.com )
    50. Genc Laci, Shoqata në Mrojtje të Jetës dhe Ekosistemit, Fushë Krujë (l.genc@yahoo.com )
    51. Valbona Mazreku – Milieukontakt Shqipëri, (office@milieukontakt.org )
    52. Elona Prroj – Fondacioni “Jo Gjakmarrjes-Po Jetës” (nobloodfeud@gmail.com)
    53. Iris Luarasi – Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza dhe Linja e Këshillimit për Burra dhe Djem (luarasi@gmail.com)
    54. Edlira Çepani – Barazi në Vendimmarrje (barazinevendimmarrje@gmail.com )
    55. Laureta Roshi – Platforma Kombetare per Grate (lauretaroshi@hotmail.com)

Kërkesë për Mbështetje Financiare nga Qeveria Shqiptare për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri, për përballimin…

Publiée par Emanuela Pepkola Zaimi sur Mardi 24 mars 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

MËRGATË, A I KENI GADIT ZARFAT!?

Shkruan:Refiqe R. Hamiti Shoqja ime Arife Sheholli sot më tha se janë "çart shqiptart në Amerikë"! Aq shumë janë mobilizue djemt...

20 vite që përmbytej, ‘Shaban Bardhoshi’ rruga e Kombinatit merr zgjidhje. Investimi e kthen në normalitet

Nga Marjon Gorica ‘Shaban Bardhoshi’ deri pak kohë më parë ishte një nga rrugët më problematike të Tiranës, ku përgjatë së cilës ndodhet një kanal...

SHKËMBIMI I TERITOREVE DHE LUGINA E PRESHEVËS

Almin Shaqiri, Msc Integrime Evropiane, ligjerues në kolegjin Universum Prishtinë Abstrakt Në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ështëpërjashtuar as korigjimi i kufijve aktual,...

GUXO, OJ SHQIPONJË VJOSA OSMANI!

Shkruan: Refiqe R. Hamiti Vjosa Osmani sot në Kosovë nuk është guxim ,nuk është diçka që ishte e guxuar apo që tashmë është e guxuar. Vjosa...

Urimi i Konsullit të Izraelit: Po mbyllim një vit sfidues, 2021 qoftë viti i mirësive!

Konsulli i Nderit i Izraelit Rodolf Xhillari, me anë të një postimi në faqen zyrtare të Facebook ka uruar ditën e ndërrimit të viteve....

Më shumë artikuj të ngjajshëm