Presidenti Ilir meta ka njoftuar mbrëmjen e djeshme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për situatënqë po kalon vendi nga pandemia e COVID-19. Meta u shpreh se në tryezë do të ftonte si kryeministrin ashtu dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

Kreu i opozitës është shprehur i gatshëm për të qenë pjesë e kësaj tyreze, duke thënë se është koha që secili të kontribuojë në mbrojtje të jetës së njerëzve.

“Duke iu pergjigjur interesit te shume gazetareve ju bej te ditur se Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se presidentit Ilir Meta per te marre pjese ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare. Zoti Basha thekson se tani eshte koha qe gjithkush te jape kontributin e tij ne sherbim te jetes, shendetit dhe sigurise se qytetareve ne keto dite te veshtira”, njofton zyra e shtypit në PD.

“Do mbledh pas dy ditësh këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të ftoj edhe Lulzim Bashën. Qasja do të jetë gjithëpërfshirëse. Duhet të jemi bashkë dhe të mos nxjerrim përfitime politike”, tha dje Meta në një studio televizive.

Kryeministri Rama deri tani nuk ka dhënë asnjë koment për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku marrin pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit.