Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në SHBA. Vetëm ditën e sotme janë regjistruar 29 viktima, duke çuar në 582 numrin e vdekjeve në total.

Brenda një dite janë konfirmuar 2,414 raste rë reja me sëmundjen.

Në total, numri i të infektuarve në SHBA ka shkuar në 46,148.

Në 16 shtete të Amerikës janë lëshuar urdhra për qëndrimin në shtëpi. Të dhënat e përpiluara nga CNN CNN duke përdorur vlerësimet e popullsisë së Regjistrimit të SHBA, tregojnë se do të preken 142 milionë banorë ose 43% e popullsisë.