COVID-19 është shumë agresiv. Kështu ka deklaruar mjeku Arjan Ahmeti, teksa i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të vetëizolohen dhe të respektojnë rregullat e vendosura nga OBSH.

Mjeku ka thënë se periusha e inkubacionit të këtij virusi është 20 ditë, ndërsa ka konfirmuar se nuk transmetohet nëpërmjet ushqimit. Ahmeti u shpreh se maskat duhet të mbahen nga personat që janë mbartës të këtij virusi dhe personeli mjekësor.  Mjeku gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të distancohen.

“Periudha e inkubacionit është deri në 20 ditë. Ky virus nuk përcillet përmes ushqimit. Ky virus ul stabilitetin, dhe ai është i ndjeshëm ndaj thatësirës, dhe ndaj detergjenteve. Ndaj OBSH ngulin këmbë që të lajmë duart shpesh. I referohet vetive strukturore qe ka ky virus. Lidhur me maskat, ato duhet të mbahen nga personat t sëmurë dhe nga personeli mjekësor. Ndaj me të drejtë kryeministri nguli këmbë se gjithsecili nga ne duhet të konsiderojë veten mbartës të virusit. Maska mbajnë ata që konsiderohen e nevojshme vetëm për të sëmurët. Distanca ndaj njëri-tjetrit duhet të jetë 2 metra. Më mirë një mungesë kontakti sot sesa një rast nesër. Temperaturat e larta thuhet se stopojnë përhapjen e virusit. Mesazhi im për bashkëqytetarët e mi është shpresë dhe besim. Nëse duam të mbrojmë sistemin shëndetësor, që mos të kolapsohet, të mbrojmë familjet tona, duhet të respektojmë masat. Nëse e duam njëri-tjetrin, nëse e duam familjen, izolohuni në shtëpitë tuaj. Mbani distancën publike. Vetëm kështu do t’ja dalim mbanë. Mos harroni kujdesin ndaj higjienës, lani duart dhe dezinfektojini ato.”, tha mjeku.