E martë, 2 Mars, 2021

Mesazhi i kreut të Urgjencës, Skënder Brataj: Nuk është e lehtë të kalosh COVID-19, kura më e mirë është…

Duhet të lexoni

Lamtumirë mjeshtër! Nuk besoj se si Agim Krajka kishte një të dytë në muzikën shqiptare.

NGA ROLAND QAFOKU Jo vetëm se kompozoi “Këngët e Rinisë”. Jo vetëm pse kompozoi “Kafe Flora burra plot”. Jo pse...

‘Tirana Youth Voice’/ Nënkryetarja Ruseti: Sukseset dhe përpjekjet e të rinjve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Më kujtohet dita ime e parë si studente e porsa ardhur në kryeqytetin e...

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë një mesazh nga karantina, ku po qëndron pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Brataj ka falenderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë me mesazhet e dërguara dhe ka njoftuar se tani ka vetëm pak kollë dhe simptoma të lehta të sëmundjes.

Ai ka theksuar se do të kthehet sërish në vijën e parë të frontit për të vazhduar betejën me amrikun e ashpër.

Mesazhi i Skënder Bratajt:

Përshëndetje!

Mesazhet tuaja qenkan jo vetëm kurajo, por medikamenti më i mirë i kësaj terapie kundër koronavirusit Sars Cov2, që shkakton sëmundjen e COVID-19. Nuk e them për t’ju falenderuar më shumë nga ç’duhet, nuk e them për tu dukur më i rëndësishëm, nuk e them për publicitet, nuk e them per të marre sa më shumë share…

Jo! Për asnjë nga këto arsye! Si gjithmonë, i drejtpërdrejtë me ju, këtë e ndjej ta them, e ndjej ta shpreh, e ndjej ta ndaj me ju qindra e mijëra persona që i shoh për herë të parë në profilin tim, e ndjej ta ndaj me pacjentë, miq, shokë, mjekë, infermierë, shoferë, sanitarë, kolegë, profesionistë, bashkëpunëtorë, politikanë, gazetarë, media dhe njerëz të thjeshtë, që nuk pushuat dhe vazhdoni të shkruani e të më uroni shërim të shpejtë.

Nuk është aspak e thjeshtë për askënd të marë lajmin se është i infektuar nga coronavirusi; nuk është aspak lajm i mirë kur ke të gjitha shenjat dhe simptomat e sëmundjes, kësaj sëmundje tinzare dhe jo plotësisht të njohur; nuk është aspak e këndshme që familiarët dhe bashkëpunëtorët e tu të njoftohen nga mediat!

Ju garantoj se kura më e mirë është POZIVITETI JUAJ pa fund, pa masë, pa ndërprerje, pa limit, pa dallim, pa kufij, nga çdo qytet, fshat, apo shtet, që çdo ditë të jep energji, të jep kurajo, të jep emocion, të jep dashuri humane pa fund, aq sa shumë herë të derdhësh lot, po lot me ngashërim, lot që pushojnë vetëm kur heq sytë nga ato mesazhe, sms, apo hartime tuajat të shkruajtura me fjalë zemre, me dashuri nëne, shoku, kolegu, me ndjenjë humane.
Unë tani kam pak kollë dhe shenja më të lehta të semundjes. Jam më mirë, edhe falë këtij poziviteti të vazhdueshëm që ju më dhuroni.?

Shpresoj të kthehem sa më shpejt……
UNË DO TË KTHEHEM që të vazhdojmë këtë betejë të ashpër së bashku, për t’ju shprehur edhe njëherë, SHUMË, SHUMË, SHUMË, SHUMË MIRËNJOHJE !

FALNDERIMI PËR JU ËSHTË SHUMË PAK!

Dr. Skender Brataj

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Lamtumirë mjeshtër! Nuk besoj se si Agim Krajka kishte një të dytë në muzikën shqiptare.

NGA ROLAND QAFOKU Jo vetëm se kompozoi “Këngët e Rinisë”. Jo vetëm pse kompozoi “Kafe Flora burra plot”. Jo pse...

‘Tirana Youth Voice’/ Nënkryetarja Ruseti: Sukseset dhe përpjekjet e të rinjve

Botuar në revistën ‘Tirana Youth Voice’ Më kujtohet dita ime e parë si studente e porsa ardhur në kryeqytetin e zhurmshëm e të madh për...

Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”. Pyetjes...

Shoqëria civile tryezë diskutimi për rindërtimin

Vëzhgimi i GADC: Rindërtimi, 40% e të anketuarëve shprehen se ka pasur vonesa gjatë procesit 95.8% e familjeve në njësitë administrative Sukth dhe Katund i...

Naço: Pabesia që më bënë në LSI. Ja arsyet e largimit

Nasip Naço tregon për herë të parë arsyet e largimit të tij ngaLSI. I ftuar nga gazetari Roland Qafoku në emisonin “Dekalog”në RTSH 24, Naço...

Më shumë artikuj të ngjajshëm