Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka dhënë një lajm të mirë ku thotë se edhe dy mjekë të spitalit Shefqet Ndroqi, janë shëruar nga koronavirusi, pas testimit konfirmues. Numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 40 në Shqipëri, ndërkohë që 8 prej tyre janë personel mjekësor.

“Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik

Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës

Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19”, shkruan ministrja.