Pino di Gioia, shef i zjarrfikësve në Bari, udhëhoqi në nëntor një ndër ekipet e kërkim-shpëtimit për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Ai nuk e fsheh mallëngjimin teksa sheh mjekët shqiptarë që i vijnë në ndihmë popullit të tij.

“Faleminderit vëllezër shqiptarë për ndihmën tuaj, as ne nuk do ta harrojmë”, shkruan di Gioia. Ai ka postuar videon e nisjes së stafit mjekësor drejt Bergamos, zonës më të nxehtë në Itali përsa i përket të prekurve dhe viktimave nga COVID-19.

#Grazie ai fratelli albanesi per il vostro aiuto! Anche noi non dimentichiamo!????❤️? ?‍?

Publiée par Pino Di Gioia sur Samedi 28 mars 2020