Luca Nicola është 19-vjeçari nga Italia që humbi jetën nga koronavirusi vetëm pak ditë pasi doktorët i thanë që të mos shqetësohet sepse është i ri dhe do e përballojë.

Luca nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor sipas deklaratës së familjes. Një javë para se të ndërronte jetë kishte kollë dhe ethe.

Gjendja e tij u përkeqësua edhe më shumë dhe doktorët që e vizituan në shtëpi i thanë të mos shqetësohet sepse ai është i ri dhe i fuqishëm dhe do e kalonte këtë sëmundje.

Një ditë më pas ai filloi të ndjente dhimbje në krahëror dhe buzët e enjtura. E ëma telefonon ambulancën dhe gjysëm ore pasi u dërgua në spital, i riu ndërroi jetën.

Luca Nicola punonte si shef kuzhine në një restorant në Londër se bashku më nënën dhe partneren e tij.