Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 727 viktima.
Numri total i të vdekurve ka shkuar në 13 155, ndërkohë në vend numërohen 110 574 raste pozitive.
Ditën e sotme janë konfirmuar 4782 raste të reja me Covid-19.
Nga të prekurit me koronavirus. 4035 janë në terapi intensive, 28 493 në struktura spitalore e 48 134 në kushte shtëpie.
Pacientë të shëruar deri më sot janë 16 847
Në Lombardi numri i viktimave është 7953 e numri i rasteve pozitive ka arritur në 44 773.
Në Itali janë kryer 541 423 tampone.