Kampionati në Itali është ndërprerë prej javësh për shkak të pandemisë së koronavirusit. Disa nga klubet e Serie A kanë kërkuar anulimin e sezonit ndërsa të tjerat duan ta vazhdojnë për të ulur sadopak dëmet ekonomike, megjithatë Federata Italiane e Futbollit po studion të gjitha alternativat e mundshme për të çuar deri në fund kampionatin.

Së fundmi është hedhur edhe ideja që kampionati të rinisë në fillim të majit dhe ndeshjet të zhvillohen pa tifozë në fusha neutrale kryesisht në zonën qendrore dhe jugore të Italisë, ku prania e Covid-19 është minimale.

Nëse kampionati do të riniste në fillim të majit, atëherë mund të mbyllej brenda korrikut. Nuk dihet ende mendimi I UEFSA-s për këtë çështje.