Pandemia e koronavirusit ka pezulluar shumë aktivitete sportive, ndër to edhe kampionatet e futbollit. UEFA dhe FIFA po punojnë për të rikthyer futbollin e luajtur, ndërkohë liga të tjera i kanë marrë vendimet.

Federata Belge e Futbollit bëhet e para që ka marrë një vendim konkret për sa i përket kampionatit.

Pas një mbledhje të jashtëzakonshme, Federata Belge ka vendosur të ndërpres përfundimisht futbollin në vend duke shpallur kampion për sezonin 2019-2020 Clube Brugge. Brugge kryesonte kampionatin me 15 pikë diferencë nga Gent i vendit të dytë.