Një ngjarje e rëndë është shënuar në spitalin e Guangzhou. Një pacient nigerian me koronavirus është përpjekur të arratiset nga izolimi, dhe ka kafshuar infermieren e cila është përpjekur ta ndalojë. Pamjet e infermieres janë të rënda, Wang Hong tregon fytyrën e saj të mbuluar me gjak dhe të mavjosur në syrin e majtë. Incidenti ka ndodhur në orën 07:28 në kryqytetin e Provincës Guangdong në Kinën Jugore.

Ndërkohë që infermierja po i bënte pacientit tamponin e fundit, pacienti 47 vjecar, e shtyu infermieren në tokë, e goditi dhe më pas e kafshoi.