Një studim i frikshëm është publikuar ditët e fundit, dhe është konfirmuar vetëm pak më parë. Covid-19 mund të shkaktojë dëmtime të rënda në tru, gjakderdhje dhe vdekje të qelizave. Ndryshe nga sa publikohej, se virusi prekte vetëm mushkëritë, Covid-19, depërtoka edhe në tru.

Studimi është bërë nga Sistemi Shëndetësor Henry Ford, kur gjatë një trajtimi, një paciente u vu se shfaqi simptoma të cuditshmë, si lodhje, shperqëndrim dhe ndihej konfuze. Skanimi i mëvonshëm provoi se në lobin ku ndodhet vetëdija dhe kujtesa, kishte gjakderdhje.

Mjekët konfirmuan se gruaja kishte një infeksion nervor qëndror, një sëmundje e rrallë e trurit që shkaktohet nga një infeksion viral. Mjekët besojnë se sikurse gripi e shkakton, lisi i dhenve apo enterovirusi, mund ta shkaktojë edhe Covid-19.

Studimi i bën thirrje mjekëve në të gjithë botën të marrin parasysh këtë situatë, dhe të jenë të vetdijshëm për riskun e mundshëm. Shkenctarë në vende të ndryshme të botës, kanë zbuluar se një pjesë e vogël e pacientëve kanë dëmtime në tru, ndërkohë që mjekët në Amerikë raportuan një rast kur një pacien me koronavirus, humbi aftësinë për të folur.