E shtunë, 31 Tetor, 2020

Evropa dhe BE-ja pas pandemisë

Duhet të lexoni

I njihni këta të tre? Janë personat që kujdesen çdo ditë për rrugët, çerdhet, kopshtet, shkollat, ndriçimin e gjelbërimin në qytet.

Nga Marjon Gorica Shumë kush sheh cdo ditë në rrugët e Tiranës përsona të ndryshëm të cilët punojnë në gjithcka...

E FUNDIT/Tërmeti trondit Izmirin, godina të shembura e njerëz që ulërasin nëpër rrugë

  Një tërmet me magnitudë 7 ballë është shënuar midis Greqisë dhe Turqisë pak minuta më parë, duke krijuar një...

‘Po rezistojmë me forcë’, Rama në kantierin e rindërtimit: Mund të kishim harruar të nesërmen!

Nga kantieri i rindërtimit në zonën e Bregut të Lumit, kryeministri Edi Rama është shpreshur se jemi duke rezistuar...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Dr. Teuta Nunaj

Pedagoge dhe Eksperte Ekonomie

Pandemia është kryefjala e diskutimeve më të mëdha botërore sot dhe ngjarja që pritet të na ndryshojë të gjithëve. Historia botërore që njohim si të dokumentuar, fillon me antikitetin evropian dhe zbulimet e mëdha të kontinenteve kanë treguar se qytetërimet kishin një bazë të madhe e të qëndrueshme në Evropë. Trashëgimia më e madhe botërore e artit, arkeologjisë, ekonomisë, shkencës vjen nga Evropa, ndaj po ta quash Evropën djep të trashëgimisë botërore nuk besoj se bëhet ndonjë gabim shkencor. Në Evropë lindi kapitalizimi, në Evropë lindi Republika, në Evropë lindi organizmi unikal siç është Bashkimi Evropian, në Evropë u realizuan veprat më të mëdha e më të shumta në të gjitha zhanret artistike, në Evropë po ashtu filluan edhe dy luftrat e mëdha botërore të shekullit të kaluar, që shkatërruan një botë të tërë, përfshi edhe Evropën.

Evropa heterogjene në kombe, raca e etni pas mbi 70 viteve përpjekje madhore për unifikim, po ndalet. U desh një pandemi botërore që të lëkundte një strukturë 70 vjeçare evropiane dhe të nxjerri në pak mentalitetin dominues evropian. Kriza shëndetësore e pandemisë nxorri zbuluar funksionimin real të një organizate sui generis për nga lloji, organizatë e cila në 30 vitet e fundit është rritur, por njëkohësisht edhe është përballur me kriza të shumta. Ndarjet kanë dominuar mbi të përbashkëtat; krizat e zgjidhura përgjysëm janë rizgjuar; pazgjidhshmëritë e plota të problemeve kanë ngritur krye; fryma nacionale po del gjithnjë e më shumë në pah, kundrejt frymës bashkuese evropiane; interesi kombëtar po mbizotëron interesin rajonal evropian.

Kriza e paparashikuar shëndetësore e pandemisë, si kurrë më parë, u kthye brenda natës edhe në një krizë ekonomike për të gjithë botën, rënia ekonomike është e pashmangësme, por reagimi i qeverive do na tregoj në të ardhmen e afërt dhe të largët sesa do të jetë kjo rënie dhe sa dëme do na sjellë. Kriza shëndetësore u kthye në epiqendrën e krizave që ka kaluar BE-ja në këto dy dekadat e fundit: (i) zgjerimi i BE-së në lindje, nuk solli përputhshmërinë e pritshme; (ii) problemi i njohjes së pavarësisë së shtetit të ri të Kosovës, na tregoi ndasitë e vjetra të shteteve anëtare dhe nuk pati unision vendimesh, edhe sot 5 shtete të BE-së ende pas 22 vitesh nuk e njohin pavarësinë e saj dhe BE-ja hesht; (iii) kriza e emigrantëve e vitit 2015 u trajtua në mënyrë nacionale më shumë sesa evropiane; (iii) Brexit tregoi se ndjenjat kombëtare janë më të forta se ato evropiane, se Evropa shihet si një bashkim kombesh me interesa të ndryshme dhe jo si një bashkësi unike për të ecur së bashku në të njëjtën rrugë; (iv) mjaftoi pandemia, që kufijtë sa hap e mbyll sytë të mbylleshin në mënyrë të njëanshme dhe me vendime nacionale, pa marrë në konsideratë në këtë rast, se një marrëveshje e mëparshme “detyronte” shtetet që de jure të “fshinin” kufijtë mes tyre; (v) apo që tregtia ndërkombëtare të ndalohej me urdhër qeveria, pasi mbrojtja e jetës së qytetarit të një vendi, kishte më shumë rëndësi, sesa mbrojtja e një qytetari tjetër evropian, qoftë ky edhe italian. Pasi italianët dhe qeveria Conti ngritën fuqishëm zërin dhe jo vetëm ata, si dhe pasi bota mbarë mësoi për situatën, BE-ja filloi riorganizimin në nivel organizate.

Tashmë jemi të vetëdijshëm se BE-ja ka pësuar lëkundje, por themelet i ka ende të forta. Vazhdimësia dhe ndikimi që ajo do të ketë në ardhmërinë e Evropës dhe në rolin e saj në botë, do të varet drejtpërdrejtë nga efikasiteti dhe efiçenca që liderat e saj do të shfaqin në zgjidhjen e problemeve pos convid-19, ku ato ekonomike do jenë në dominancë. Pandemia nxorri në pah ndarjet dhe BE-ja nuk mund të vazhdojë normalitetin, nëse ajo nuk punon fort për të mbyllur në themel përçarjet e jo thjesht për t’i mbyllur nga sipër ato. Solidariteti që ishte baza e themelimit dhe ngritjes së strukturave të BE-së, papandehur i zuri vendin interesit të ngushtë kombëtar. Për t’u mbrojtur dhe për të dalë të fituar nga kriza e pandemisë botërore, BE-ja ka më shumë se kurrë nevojë për unifikim dhe bashkëpunim mes shteteve anëtare, sesa për shfaqja të dallimeve mes tyre.

Nëse politikat dhe vendimet e BE-së do të ngrihen mbi nivelin nacional, janë të gjitha shanset që ajo të vazhdojë, e kundërta mund të na rezervojë surpriza. Çdo vendim politik i sotëm, që do të ndërmerret nga liderat evropianë, do të ketë një ndikim politik, ekonomik dhe social në ardhmërinë e vetë kontinentit tonë dhe do të jetë vendimtare për ekzistencën e organizatës ku ata bëjnë pjesë. Nga ana tjetër, ekstremistët e djathtë që po fitojnë edhe më shumë terren në vendet evropiane, po përpiqem ta vënë në dyshim ekzistencën e BE-së. Ndaj, në fund të një analize natyrshëm mbërrijmë në përfundimin se mënyra sesi do të luftohet pandemia botërore, vendimet që do të merren për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve anëtarë të BE-së, mbështetja që BE do të japi për vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor dhe roli që do të ketë bashkëpunimi ndërevropian kundrejt veprimit kombëtar të shteteve anëtare, do t’i japi edhe përgjigje pyetjes: A do të vijojë të jetë BE-ja organizata më dominuese dhe më e rëndësishme në kontinentin Evropian?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

I njihni këta të tre? Janë personat që kujdesen çdo ditë për rrugët, çerdhet, kopshtet, shkollat, ndriçimin e gjelbërimin në qytet.

Nga Marjon Gorica Shumë kush sheh cdo ditë në rrugët e Tiranës përsona të ndryshëm të cilët punojnë në gjithcka...

E FUNDIT/Tërmeti trondit Izmirin, godina të shembura e njerëz që ulërasin nëpër rrugë

  Një tërmet me magnitudë 7 ballë është shënuar midis Greqisë dhe Turqisë pak minuta më parë, duke krijuar një situatë kaotike në qytetin e...

‘Po rezistojmë me forcë’, Rama në kantierin e rindërtimit: Mund të kishim harruar të nesërmen!

Nga kantieri i rindërtimit në zonën e Bregut të Lumit, kryeministri Edi Rama është shpreshur se jemi duke rezistuar me forcë dita ditës pas...

Drejtoresha e DPPGJ në terren me punëtorët e qytetit:  Po i dhurojmë ngjyra Tiranës

Nga Marjon Gorica Qyteti si gjithnjë kurohet me kujdes në shumë aspekte të ndryshme, kjo në varësi dhe të drejtorive specifike në varësi të Bashkisë...

Serologjiku dhe testi RT-PCR, ku po gabojnë shqiptarët? Zgjedhin më të lirën…

Marjon Gorica-Ky është një shkrim i referuar nga specialistë të fushës. Në një kohë kur është rritur numri i testimeve në lidhje me pandeminë Covid19,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm