Kur pandemia të kaloje marrëdhëniet e Kinës me pjesën tjetër të botës nuk do jenë njësoj.

Një grup me deputetë të rëndësishëm britanikë, i ka bërë thirrje qeverisë që të rishikojë marrëdhëniet me Pekinin. Ligjvënësit thonë se Kina e ka fshehur përmasën e krizës dhe rrezikun që i kanosej botës. Ndaj qeveria duhet të padisë Kinën për dëmet që ka shkaktuar ndaj vendit.

Në një studim të madh për krizën, thuhet se Britania duhet të padisë Kinën në gjykatat ndërkombëtare dhe të kërkojë prej saj një dëm prej 531 miliardë paund.

Në total, një hetim ka zbuluar se impakti ekonomik i krizës i kalon 3.2 trilion paund.

Vendi më i goditur duket se është SHBA. Edhe atje nuk mungojnë zëra që kërkojnë llogari nga Kina, prej nga buroi edhe virusi.