Kivanç Tatlitug u dërgua në spital pak ditë më parë pasi shfaqi simptomat e koronavirusit. Aktorit iu bë menjëherë testi dhe pas disa orësh rezultati i testit doli negativ. Aktori falenderoi fansat për mbështetjen. Ai përmendi edhe faktin që mjekët kishin konstatuar se ai kishte pneumoni në një zonë të mushkërive. Për këtë arsye Kivanç për 1 javë ka qëndruar në spital nën kujdesin e mjekëve. Mediat turke raportojnë se mbrëmë në mesnatë aktori ka dalë nga spitali. Ai zgjodhi të dilte në një orë të vonë në mënyrë që të mos fotografohej nga paparacët. Ndërkohë aktori vetë është shprehur se është në gjendje të mirë. Madje së fundmi po përflitet se ai po mendon të rikthehet në ekran.