E premte, 3 Korrik, 2020

Horror në Kosovë: Dogji vëllain në oborr, policisë i tha se po djeg bërllok

Duhet të lexoni

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të...

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama viziton sot Kosovën

Kryeministri Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kosovë një sërë takimesh. Këto takime do të vijnë pas...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bërnjak të komunës së Rahovecit. Aty vëllai dyshohet se ka vrarë e pastaj djegur brenda oborrit të shtëpisë trupin e pajetë të vëllait të tij.

Mizoria e gjithë këtij rasti ka qenë se i dyshuari për vrasjen e ka fshehur atë dhe duke gënjyer policinë kur kjo e fundit kishte shkuar në shtëpi kur e kishte parë se po digjej një zjarr i madh. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë muajit shkurt, por vetëm pas dy muajve, personi në fjalë ka pranuar se ka vrarë e më pas ka djegur trupin e vëllait 64-vjeçar.

Media ju sjell detaje rrëqethëse të vrasjes makabre që tronditi sot Kosovën.

Kishte ardhur nga Zvicra gjatë muajit shkurt në Kosovë. Por 64-vjeçari nuk mundi ta shijojë qëndrimin në vendlindje, në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Ky person po dyshohet se kishte pasur një zënkë verbale e më pas edhe fizike me vëllain e tij 59-vjeçar.

Shkak i kësaj përleshjeje, sipas deklaratave të gruas të së ndjerit, po dyshohet të jetë një shumë e parave që tashmë i ndjeri e kishte sjellë nga Zvicra në Kosovë.

35 mijë franga e 8 mijë euro të tjera që i ndjeri i kishte pasur me vete.

Kështu ka deklaruar në polici gruaja e të ndjerit e cila kishte thënë se për disa ditë nuk kishte dëgjuar asgjë nga bashkëshorti dhe nga Zvicra kishte marrë rrugë drejt Kosovës.

Ajo shpalli të zhdukur bashkëshortin e saj, me të cilin nuk po arrinte të kishte kontakt.

Por personi i zhdukur tashmë u lokalizua, por si i vdekur.

Ngjarjen e rëndë e ka zbuluar Policia e Kosovës, e cila përmes analizave të ADN-së arriti të gjejë pjesë të djegura kockore të cilat nga forenzika janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

Këto kocka janë gjetur në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit.

Por, pasi e kishte vrarë me armë zjarri vëllain, 59-vjeçari ishte kujdesur që të zhdukte gjurmët e krimit.

Ai kishte ndezur një zjarr të madh, i cili i kishte rënë në sy edhe policisë, të cilët kishin shkuar në vendin e ngjarjes.

Por, i dyshuari e kishte kamufluar krejt ngjarjen, duke djegur edhe mbeturina, e kështu e mashtroi edhe policinë, duke deklaruar se po e pastron oborrin dhe po i djeg mbeturinat.

Drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka thënë se viktima ka qenë i moshës 64-vjeçare e i dyshuari 59 vjeç.

“Dyshohet se vrasja është kryer për motive me qëllim përfitimin. Viktima ka pasur me vete një shumë të parave, dyshohet se i dyshuari ka qenë në dijeni për ato të holla dhe ky është motivi. Gjatë bastisjes, policia ka gjetur rreth  35 mijë franga dhe 8 mijë euro, që dyshohet se janë të viktimës. Trupi i pajetë pas vrasjes dyshohet se është djegur në oborrin e shtëpisë se të dyshuarit”, ka deklaruar Graishta.

Graishta ka treguar se të dyja familjet jetojnë jashtë vendit, ndërkaq në momentin kritik në Kosovë kishin qenë vetëm viktima dhe i dyshuari.

Ndërkaëq Graishta ka treguar se i dyshuari e ka pranuar fajin të enjten, kur është ballafaquar me provat.

“Sot gjatë intervistimit e ka pranuar fajin pasi është ballafaquar me provat, sepse është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, ka theksuar Graishta.

Ndërkaq, edhe Prokuroria e Gjakovës ka dhënë detaje për këtë krim.

Pokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është arrestuar dhe më pas është ndaluar personi me inicialet G.K. nga fshati Bërnjak i Rahovecit, i cili sipas hetimeve të para dyshohet për veprën penale “Vrasja e rëndë” të vëllait të tij, personit me inicialet B.K., i cili pasi që kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë, fillimisht ishte paraqitur i zhdukur nga familjarët e tij, që nga data 14.02.2020.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria bën me dije se pas veprimeve hetimore nga ana e Prokurorisë dhe Policisë, dyshohet se personi G.K. e ka vrarë dhe më pastaj e ka djegur trupin e të ndjerit B.K., me ç’rast në vendin e ngjarjes janë evidentuar disa kocka njeriu.

“Po ashtu, pas një pune operative është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra penale, si dhe një gëzhojë e cila pas ekzaminimit të forenzikës është vërtetuar së është shkrepur nga arma e të dyshuarit”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, me dyshimin e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ndaj tij, brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë./botasot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është java e...

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon masën...

Më shumë artikuj të ngjajshëm