Nga Mentor Kikia

Italia po e kalon pandeminë, edhe pse me kosto shumë të rënda njerëzore. Por tashmë ajo po u bie kambanave të ekonomisë. Guissepe Conte, pasi i ka dhënë ekonomisë dhe biznesit të vendit të tij 750 milirad Euro për ta shpëtuar, kërkon edhe ndihmën e BE-së.
“BE-ja duhet të veprojë sa më të shpejt dhe në mënyrë të koordinuar për të ndihmuar vendet që u goditën më shumë nga virusi. Bashkimi Evropian duhet të ngrihet përballë sfidës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Ai shkon deri aty sa kërcënon me largim nga unioni.
“Nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Durimi me Europën ka vdekur . Nëse ndihma nuk ofrohet në kohë, Italia do të duhet të heqë dorë nga ëndrra evropiane dhe do të veprojë e vetme, duke aplikuar burimet e mbetura të saj”.
Në Shqipëri, situata duket të jetë shumë më rëndë nga sa e shikojmë në sipërfaqe. Vërtet në shqiptarët kemi një shprehje “të shpëtojmë kokat, pa të tjerat rregullohen”, por një krizë e rëndë ekonomike rrezik të na i hajë kokat që do të shpëtojmë.