Korea e Jugut ka tronditur botën ditët e fundit. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar sot se 91 persona që ishin shëruar më parë nga Covid-19, kanë rezultuar të infektuar përsëri. Jeong Eun-kyeong, drejtori i Qendrës Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), tha në një konferencë se virusi mund të jetë “riaktivizuar” tek pacientët. Mjekët kanë shtuar se kjo situatë është një shqetësim ndërkombëtar.

Megjithatë shpresohet të kenë ndodhur gabime në rezultatet e testit, ose në disa qeliza mund të ketë mbetje të virusit.

Deri më tani në vend janë shëruar 7000 koreanë nga Covid-19. Ndërkohë që vendi më i prekur mbetet Neë Yorku. Deri më tani 16.8 milion amerikanë kanë humbur vendin e tyre të punës, duke ‘shtruar rrugën’ për një krizë ekonomike.

Kina raportoi 42 raste të reja të infektuara, 38 prej tyre ishin të importuar, ndërkohë një prej të infektuarve ka ndërruar jetë. Spanja dhe Italia kanë prekur pikun e virusit dhe totali ditor i viktimave po ulet, po mbeten ende dy vendet me numrin më të lartë të viktimave.

Burimi: Ruters