BILD

Koronavirusi i ri doli fillimisht nga një treg i kafshëve të egra në Kinë dhe bëri kalimin te njeriu- ky është varianti më i mundshëm për ekspertët.

Atje shiteshin minj, gjarpërinj dhe lakuriqë nate. Këta të fundit kanë luajtur një rol thelbësor në shpërthimin e virusit në Wuhan.

Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët e Universitetit të Glasgout me kolegë nga Europa dhe Kina.

Ajo që nuk dihet është nëse lakuriqët e kanë kaluar direkt virusin te njerëzit apo kanë përdorur një kafshë të ndërmjetme.

A duhen shfarosur lakuriqët?

Kjo është pyetja që shtron profesori amerikan, Scott Galloway. Ose kjo ose një kufizim i këtyre kafshëve. Ai shkruan se katër viruset vdekjeprurëse të kohëve të fundit kanë ardhur prej lakuriqëve të natës: Ebola, SARS, MRSA dhe Covid.

Profesori shton: “Çdo specie luan një rol, por këto lakuriqë janë specie që ia vlen të kufizohen nisur nga dëmet që shkaktojnë”.

Puna është nëse duhen luftuar apo duhen shfarosur?

A ndihmon ndalimi i tregjeve të kafshëve të egra?

Galloway pyet më tej: A duhen ndaluar tregjet e jetës së egër? A duhet ndaluar ngrënia e lakuriqëve të natës? Dhe më e rëndësishme: A di ndihmojë kjo?

Ekspertja e Kinës, Didi Kirsten Tatloë thotë për BILD: “Edhe me rastin e SARS në viti 2003, tregjet e jetës së egër u ndaluan ose u kontrolluan, por u rikthyen pas një kohe të shkurtër”.

Ka vetëm një zgjidhje: “Transparencë dhe liri të medias si dhe një sistem të pavarur gjyqësor”. Kjo për shkak se fshehja e virusit pengoi kufizimin e tij sa më herët në Kinë.

Rastet e pneumonisë atipike ishin të njohura në Ëuhan që më 17 nëntor 2019. “Ky qytet është mbyllur më 23 shkurt 2020. Ndërkohë, doktorët e ndërgjegjshëm në Kinë i ranë sinjalit të alarmit, por qeveria ua mbylli gojën”, thotë Tatloë.

Apeli i Tatloë: “Bota duhet të ushtrojë presion maksimal ndaj Kinës dhe Partisë Komuniste që të mos fshehin kurrë të tilla shpërthimi të infeksioneve”.