E shtunë, 24 Tetor, 2020

Çfarë po ndodh në marrëdhënien Kosovë-Serbi?

Duhet të lexoni

Covid 19 prek deputeten Gjylameti: Falenderoj gatishmërinë e stafit mjekësor!

Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid 19 vazhdon të mbaj shifra rekord, duke mos kursyer asnjë...

Shfaqet Fatos Nano, ja politikani që i rri përkrahë: Miqtë e vjetër nuk të lodhin kurrë.

Ndonëse lideri historik i së majtës shqiptare Fatos Nano është larguar nga jeta publike, shpesh herë shumë njerëz janë...

Super komedia me super aktorët, shfaqja që nuk duhet humbur!

Nga Marjon Gorica E çfarë më mirë se pak humor në këto kohë të vështira që po jetojmë do të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Dr. Teuta Nunaj

Pedagoge

Dihet tashmë se lufta e fundit, e vërtetë dhe e përgjakshme në kontinentin evropian u bë në Kosovë. Dhe kjo ishte pasojë e dy faktorëve themelorë: (i) e luftës së parreshtur të popullatës shqiptare ndaj zgjedhës dhe represionit serb shekullor, e rritur dukshëm kryesisht pas vitit 1981 dhe deri në mbarim të konfliktit të përgjakshëm në Kosovë më 1999; (ii) dhe e ndërhyrjes strategjike e vendimtare të NATO-së në çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb. Ndërkohë që u deshën edhe nëntë vite të tjerë, që Kosova me përkrahjen e jashtëzakonshme dhe të fuqishme të SHBA-së dhe BE-së, kryesisht të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë dhe Francës që të shpallte pavarësinë e të krijonte shtetin e dytë shqiptar në Ballkan, njëkohësisht më të riun në kontinentin e vjetër. Pra, pavarësia u fituar me përpjekje, luftë të gjatë, gjak të derdhur dhe si asnjëherë më parë në historinë botërore, edhe me mbështetje dhe ndihmesë konkrete nga shtetet më të fuqishme e demokratike në botë, që sipërpërmendëm. Ndaj rasti i krijimit të shtetit të Kosovës, mbetet unikal dhe sui generis për nga lloji. Në këtë mënyrë, Perëndia foli e dha ndihmesën e saj!

Pas një shekulli copëtimi nga trualli mëmë, Kosova u çlirua dhe u shpall e pavarur. Armiku i dukshëm nuk ishte më në vatrat e tyre. Era fryu në anën e shqiptarëve. Urrejtja, kjo ndjenjë e dhimbshme njerëzore, që lindi përtej vullnetit, por në kohë pas përdorimit të forcës ushtarake dhe pushtimit të gjatë, ishte e fortë dhe sot, ende gjendet thellë dhe natyrshëm në brezat që përjetuan shtypjen, represionin, dhunën e të gjitha llojeve dhe luftën e pashoq në një Evropë moderne ku jetojmë. Ndaj Kosovës, Politika e jashtme e vendeve të kuintit (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) u unifikua në mbrojtje të të drejtës së shqiptarëve për vetvendosje dhe liri, e cila gjeti shprehjen në të parën dhe në të fundit luftë të NATO-s në Evropë, e në vitet që pasuan për të kristalizuar, ndërtuar dhe forcuar institucionet e sapo ngritura. Kosova për rreth një dekadë kaloi një periudhë tranzicioni dhe nga një vend i çliruar, u shpall shtet i pavarur, i cili u njoh me shpejtësi nga mbi 100 shtete anëtare të OKB-së dhe kjo falë mbështetjes dhe ndihmës përcaktuese të SHBA-së dhe BE-së.

Nga ana tjetër, në atë kohë, Serbia në arenën ndërkombëtare trajtohej si pushtuesi, si shteti që me ushtrinë e vet për 10 vite tronditi dhe përgjaku Ballkanin duke e destabilizuar në themel atë. Si palë humbëse në luftë, reputacioni i saj ishte në nivelet më të ulta. Serbia edhe pse shkaktoi mijëra viktima të pafajshme, nuk pranoi asnjëherë genocidin njerëzor që shkaktoi në Ballkan, nuk pagoi asnjëherë reparacionet e luftërave që vetë filloi në rajon, por njëkohësisht asnjëherë nuk harroi të luajë edhe “viktimën”. Në 20 vitet e fundit, diplomacia serbe nuk rreshti së përpjekuri për t’i ndryshuar vendit pamjen e së njëjtës fytyrë. Herë duke u afruar nga Evropa, si një shtet që aspiron integrimin në familjen evropiane, por me kërkesat specifike të sajat, pavarësisht kushteve të vëna nga institucionet evropiane; herë duke i qëndruar besnike rrënjëve sllave dhe aleancave të vjetra me Rusinë; e herë duke proklamuar marrëdhëniet vëllazërore me Kinën.

Ndërkohë, Serbia në asnjë rrethanë nuk nxorri nga kujtesa dhe nuk hoqi dorë nga ëndrra e vjetër për të rëmbyer edhe në kushte paqe toka shqiptare. Shembulli më flagrant është politika e fshirjes së adresave (ose siç thonë vendasit pasivizimi i adresave) të shqiptarëve autoktonë në tre komunat shqiptare në Serbi: Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, përmes së cilës synon zbrazjen e Medvegjës, që të mos jetë më komunë me banorë shqiptarë; uljen e numrit të shqiptarëve në Bujanoc, për ta kthyer komunën në një qendër heterogjene; shpërbërjen e homogjenitetit shqiptar të Komunës së Preshevës, për ta bërë në të ardhmen e mesme e të gjatë një komunë multietnike.

Në vitet e fundit, BE po ndjek një tjetër politikë. Pasi dështoi me stabilizimin nga lart të marrëdhënieve kosovaro-serbe, përmes liderve dhe drejtuesve politik, i është drejtuar brezave të rinj, kryesisht atyre të lindur pas çlirimit të Kosovës. Brezi i ri në të dyja vendet është më pak i përfshirë në një konflikt të tillë, është më mendje hapur dhe më i prirur për bashkëjetesë ndëretnike. Për këtë, BE po e trajton marrëdhënien mikro mes Kosovës dhe Serbisë brenda marrëdhënies makro mes popujve të Balkanit Perëndimor. Puna po zhvillohet në të paktën dy drejtime: (i) investim në arsim, përmes financimit të programeve studimore si Erasmus +, Marie Skłodëska-Curie, Erasmus Mundus, etj.;  (ii) dhe përmes investimit në organizma dhe organizata të themeluara nga institucionet e BE-së. Në një periudhë afatshkurtër, këto politika kanë rezultuar të suksesshme.

Si politika të duhura, pasi politikat e ndërgjegjësimit dhe të besimit sjellin më shumë arritje dhe kanë qëndrueshmëri më të gjatë e më të lartë sesa politikat e detyrimit, janë të gjitha gjasat, pritshmëritë dhe mundësitë që e ardhmja afatmesme dhe afatgjatë të sjellë realizimin e vizionit evropian dhe të objektivave të paravendosur si: forcim i marrëdhënieve mes popujve të Ballkanit Perëndimor, stabilitet social, uljen e prirjeve nacionaliste, bashkëveprim ndërkulturor, arsimor e shkencor, bashkëjetese paqësore multietnike, për t’i ndërruar epitetin Ballkanit, nga rajon fuçi baruti në rajon paqe, prosperiteti, stabiliteti dhe streha ku të jetojnë në harmoni të plotë kombet e ndryshëm të tij. Në këtë mënyrë, këta breza të rinj sot, do të kthehen nesër në pasqyra të një marrëdhënie të re mes përkatësive të ndryshme etnike në Ballkanin Perëndimor, ku Kosova dhe Serbia nuk do të mund të jenë më të veçuar. Është një rini e këtyre vendeve, që nesër edhe nëse nuk do të zhvillojnë ndjenjën e dashurisë mes njëri-tjetrit, të paktën nuk do të zhvillojnë as ndjenjën e urrejtjes dhe respekti reciprok do të mbetet kryefjala që do të shoqërojë këtë marrëdhënie të re që po të kultivohet.

Pak ditë më parë, BE emëroi Miroslav Lajčák si Përfaqësuesin e saj Special për Dialogun Kosovë-Serbi dhe për Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor. Lajm i mirë është që BE, pas një periudhë gati 2-vjeçare ndërprerje, i është rikthyer trajtimit të çështjes më të prehtë në Ballkanin Perëndimor dhe në bashkëpunim me SHBA, rriten edhe më shumë shanset për një marrëveshje finale dhe të duhur mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia nuk rreshti së punuari për të përmirësuar imazhin dhe për të forcuar pozitat që të bëhej faktor përcaktues me kërkesat e saj për ardhmërinë e Ballkanit Perëndimor, gjë e cila solli që sot Serbia të shihet nga pushtuesi i djeshëm, në partnerin për të negociuar stabilitetin e rajonit. Ndërkohë edhe shqiptarët në Ballkan punuan për të unifikuar qëndrimet dhe për t’u bërë forcë përcaktuese për të mbajtur të stabilizuar rajonin, veçanërsisht ata në Kosovë, për shkak të marrëdhënieve ende të pastabilizuara mes shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë. Tashmë të gjitha palët bien dakord në një emërues të përbashkët, pa angazhimin e shqiptarëve nuk ka paqe e stabilitet të vazhdueshëm e të qëndrueshëm në rajon. Por veprimet e fundit politike në Kosovë, me rrëzimin e Qeverisë Kurti, përmes mocionit, në kulmin e një krize pandemie që ka përfshirë të gjithë botën tregoi primitivizëm, individuaalizëm dhe mendjengushtësi. Drejtuesit e saj politikë e kanë obligim të mendojnë dhe të veprojnë mbi interesin e tyre personal, duke punuar pro Kosovës dhe në mbrojtje të integritetit territorial të saj.

Është koha e fillimit të fundit të përmbylljes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Është koha që politikanët e pakorruptuar të Kosovës, por që njohin apo kanë përjetuar në kurrizin e tyre dhunën dhe repsresionon serb, burgosjen apo luftën, të punojnë për të finalizuar marrëveshjen, është detyrë e tyre historike që të përmbyllin një kontradiktë shekullore dhe pas kalimit të pandemisë, të mos e shtyjnë më. Çdo shtyrje ka gjasa të sjellë ndërrim negociatorësh, ose (i) ata që janë të gatshëm të venë në tryzë së pari interesin e tyre personal për të mbrojtur veten nga zullumet që kanë kryer në të shkuarën; (ii) ose ata që shtëpinë e babës e shesin më lire, se nuk e kanë fituar me djersë e punë, për pasojë nuk ja dinë vlerën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Covid 19 prek deputeten Gjylameti: Falenderoj gatishmërinë e stafit mjekësor!

Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid 19 vazhdon të mbaj shifra rekord, duke mos kursyer asnjë...

Shfaqet Fatos Nano, ja politikani që i rri përkrahë: Miqtë e vjetër nuk të lodhin kurrë.

Ndonëse lideri historik i së majtës shqiptare Fatos Nano është larguar nga jeta publike, shpesh herë shumë njerëz janë të interesuar në lidhje me...

Super komedia me super aktorët, shfaqja që nuk duhet humbur!

Nga Marjon Gorica E çfarë më mirë se pak humor në këto kohë të vështira që po jetojmë do të na bënte mirë? Ndonëse situata e...

Karta e Studentit/ Kërkesa dhe pajisja për një përdorim masiv të saj!

Nga Marjon Gorica Në fillimet e mia të aktivizimit në shoqërinë civile, diku 8 vite më parë e shihja kartën e studentit si një sfidë...

‘Mos sfidoni shtetin!’ Rama ‘presion’ pronarëve të lokaleve: Do merrni goditje marramendëse!

Falë NATO dhe SHBA shteti ynë u pajis sot me 60 respiratorë të rinj. Gjatë pritjes së ketyrë pajisjeve spitalore, kryeministri Edi Rama ka...

Më shumë artikuj të ngjajshëm