Ilacet që përdoren për të kuruar astmën apo alergjitë ndikojnë negativisht tek simptomat e koronavirus. Kjo hipotezë u mbështet nga dr. Daniel Griffin, një virolog në Universitetin e Columbia, i cili tha se fakti që ilacet e zakonshme të alergjisë përmbajnë steroid, mund të pengojë reagimin e trupit ndaj Covid-19.

“Ne jemi mjaft të shqetësuar për faktin se nëse merrni steroidë në një nivel të konsiderueshëm, do të ndërhyjë në aftësinë tuaj për të luftuar virusin. Covid-19 në momentin që hyn në trup, përdor proteinat e tij për tu kapur në membranat qelizore dhe më pas për tu përhapur më gjerë. Në këtë moment, sistemi imunitar dërgon qelizat e bardha të gjakut në zonën e infektuar për të luftuar virusin. Por nëse jeni përdorues të këtyre medikamenteve, qelizat e bardha do të jenë në sasi të vogël dhe rrjedhimisht trupi juaj nuk do të luftojë sic duhet kundër koronavirus.”

Steroidet mund të merren përmes tabletave, sprai hundësh, injeksione ose kremra, dhe trajtojnë astmën dhe artritin.

Dr. Griffin shtoi se:

“Duhet të tregohemi të kujdesshëm me këto medikamente, kryesisht ato që përmbajnë steroide. Janë medikamente të zakonshme, të cilat zakonisht të gjithë i kemi në shtëpi. Medikamentet për astmën, alergjinë apo artritin, besohet se kanë ndikim negativ në luftimin e Covid 19. Kjo gjë bëhet akoma më e rrezikshme nëse po e mbingarkoni trupin tuaj me to, pasi shumë njerëz nuk e dinë masën e duhur të medikamentit që mund të përdorirn dhe shpesh herë përdorin më shumë sec duhet.