E hënë, 6 Korrik, 2020

A do të na transformojë izolimi të gjithëve në “fëmijë të egër”?!

Duhet të lexoni

Ekonomia e brendshme shqiptare në pasqyrën e pandemisë botërore

Dr. Teuta Nunaj Pedagoge dhe Eksperte Ekonomie (Pjesa e parë) Në shumë aspekte, bota do të jetë ndryshe pas kalimit të rrezikut...

Komedia e drejtësisë

Nga Ledi Bianku Ish-gjyqtar në GJ.E.D.NJ. Këto dy histori që u përka sin dy reformave në fushën e drejtësisë, që kanë...

Efektet dhe pasojat e amnistisë fiskale dhe penale

Dr. Teuta Nunaj Pedagoge dhe Eksperte Ekonomie Pas një periudhë mbi 40 ditore si pasojë e convid-19, amnistia fiskale e...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Silvana Kola Loka, Psikologe

Vajza që shikoni në fotografi quhet Xhini (Genie) dhe është një fëmijë të cilën e njohin të gjithë psikologêt, në të gjithë botën. Ajo njihet si “fëmija e egër”, e cila kishte përjetuar për 11 vjet, neglizhim dhe izolim social ekstrem. Historia e saj është kjo:

Kur Xhini ishte 20 muajshe, babai e mbylli në një dhomë. Gjatë gjithë kohës (e cila zgjati me vite), ai e lidhte Xhinin në oturak ose në një djep, me duart dhe këmbët e palëvizshme, pa asnjë kontakt social me askënd, duke mos i dhënë stimulim të asnjë lloji dhe duke e kequshqyer në mënyrë ekstreme. Ajo qendroi e izoluar derisa u bë 13 vjeçe e 7 muaj.
Në nëntor të 1970, autoritet e Përkujdesjes Sociale në Los Anxheles, u vunë në dijeni të kësaj ngjarjeje makabre dhe Xhini u vendos nën përkujdesjen e dedikuar të mjekëve, psikologëve, logopedëve, psikolinguistëve, psikiatërve dhe Fizioterapistëve.
Megjithë përkujdesjen e pamatë, Xhini nuk arriti asnjëherë të fliste si bashkëmoshatarët dhe nuk arriti dot të krijonte marrëdhënie të afërta dhe të qendrueshme sociale.

Babai dhe gruaja e tij u arrestuan dhe u dënuan. Kjo ishte një ngjarje për të cilën u fol gjatë me nevojën për të kuptuar. Dhe vazhdon ende të shërbejë si një referencë për të kuptuar rëndësinë shumë të madhe që ka ndërveprimi social në zhvillimin e njeriut.

Prej kësaj tragjedie të përjetuar nga një fëmijë, shkencëtarët u përpoqën të gjykonin lidhur me parimet e zhvillimit të njeriut në vetvete.

Disa nga përfundimet ishin këto:

1) Ka një periudhë kritike në të cilën mund të mësohet gjuha, pavarësisht predispozitës së lindur të njeriut për të folur. Nëse njeriu nuk nxitet/stimulohet të flasë deri në moshën 12 vjeçare, ai nuk do arrijë dot asnjëherë të flasë si bashkëmoshatarët, panvarësisht përpjekjeve.

2) Zhvillimit i njeriut është tërësor dhe, që të ndodhë në mënyrë të shëndetshme, duhet të stimulohen të gjitha shqisat.

3) Panvarësisht çdo predispozite të lindur, kontakti social është ai që vendos NËSE dhe SI këto predispozita do të kthehen në tipare të njeriut. Dhe me shumë sesa kontakti social, çelësi që çkyç gjenetikën e njeriut është marrëdhënia sociale, intensiteti, thellësia dhe vlera e saj për njeriun.

Me të drejtë ju (mbase) prisni që unë të heq një paralele midis kësaj ngjarjeje të rëndësishme në analet e shkencës së Psikologjisë dhe këtij IZOLIMI PANDEMIKIAN.

Unë përpiqem të jem e kujdesshme në trajtesa të bazuara mbi paralelizma, sepse përngjashmëria midis dy fenomeneve nuk do të mund të jetë në asnjë rast e plotë, sado të përpiqemi.
Dhe, në rastin në fjalë, do të ishte jo vetëm një guxim i tepruar, por edhe një gafë e rëndë shkencore të paralelizoja izolimin social të Xhinit dhe izolimin social tonin. Në të gjitha herët, përfundimi do të ishte që ndikimet negative të izolimit pandemikian tonit as nuk do t’i afroheshin vuajtjeve të Xhinit. Dhe këtë e kam të qartë si drita e diellit.

Ama, mendja më nxit të mendoj se, për aq kohë sa shkencëtarët, pasi studiuan rastin e Xhinit, arritën në përfundime për parimet e zhvillimit të njeriut në përgjithësi, mund të mendohet se si t’i përafrojmë ato përfundime për të kuptuar ndikimin e Izolimit Pandemikian në zhvillimin e një shoqërie.

Dhe, në mendjen time, është ravijëzuar një pyetje që nuk e hesht dot:
Nëse izolimi e pamundësoi në mënyrë të pakthyeshme Xhinin të fliste dhe të dashuronte, a do të bëhet shoqëria jonë pas këtij izolimi një SHOQËRI E PAGOJË dhe E PAAFTË TË DASHUROJË (të paktën jo aq sa ka mundur përpara se ky izolim të ndodhte)?

Miqësisht nga karantina,

Silva

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është java e...

Vrasja e Hekuran Billës: 26 vjeçarja del në gjykatë, rrëfen si u njoh me viktimën në Komunën e Parisit

Adiola Lakra doli sot në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Prokuroria kërkon masën...

Më shumë artikuj të ngjajshëm