Trejsi Sejdini duket se ka mbetur e zhgënjyer nga ritmet e jetesës në SHBA. Ajo ka treguar se në SHBA nuk ka kush kohë për kafe pasi të gjithë vetëm punojnë.
“Sa të mësohesh. Tani që është kjo karantina njëherë se mërzitëm në shtëpi vetëm. Por këtu ke ku me dalë, kur ke njerëz që takon, del e bën.
Unë më përpara kur kisha jetë normale, dilja pothuajse përditë shpirt që pija ndonjë gjë në ndonjë “Longe”. Nuk është se mërzitesh. Bën punë gjithë ditës, dhe kur ke me çfarë të merresh, ikën dita dhe nuk kuptohet.
Kur nuk ke me çfarë të merresh nuk jetohet. Jo vetëm për të ardhura, për mundësi, por nuk jetohet o shpirt. Ç’a do bësh? Nuk ka kohë të merret kush me ty, me pi kafe në bllok, se të gjithë kanë punët e veta,”- tha Trejsi Sejdini.