E premte, 10 Korrik, 2020

Abazi thotë se mërgata është me qeverinë Kurti

Duhet të lexoni

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin...

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të...

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama viziton sot Kosovën

Kryeministri Rama do të zhvillojë ditën e sotme në Kosovë një sërë takimesh. Këto takime do të vijnë pas...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Zëvendësministri në detyrë, Haki Abazi përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ka thënë se mërgata është me qeverinë Kurti.

Ai tha se mërgata mbështet qeverinë Kurti; jo komplotistët centrifugal, antikushtetues, e antievropian, shkruan Indeksonline.

“Mërgata është e kënaqur me suksesin e madh që qeveria Kurti ka arritur në preventivën dhe parandalimin e përhapjes së shpejt të COVID-19 dhe gjithashtu me nivelin e paparë profesional te përgaditjes dhe përllogaritjes së pakos përkrahëse për individ dhe operator ekonomik”, ka shkruar Abazi.

Më tutje Abazi tha se me mërgatën, senatorët e kongresmenët, me të cilët flasin për çdo ditë në SHBA, nuk e kuptojnë pse politikanët e LDK sidomos nuk kanë guximin të flasin për zgjedhjet.

Postimi i plotë:

Qytetarët, aktivistët, dhe patriotët që jetojnë në diasporë janë të brengosur për tendencën për shëmbjen e demokracisë, tentimin për rikthimin e hajnisë, krimit dhe korrupcionit dhe vazhdimin e kapjes së ekonomisë dhe tregut nga mafia e lidhur me disa politikanë përfshirë edhe centrifugistët me shumë pasuri të pajustifikueshme.

Mërgata mbështet qeverinë Kurti; jo komplotistët centrifugal, antikushtetues, e antievropian.

Me të drejtë, mërgata gjithëandej është thellësisht e brengosur për fatin e parasë publike dhe çfarë do t’i ndodhte Kosovës nëse “tenderashët”do të ishin në qeveri. COVID-19 do të ishte tender. Edhe asfalti do të bëhej COVID-19, edhe hyrje-daljet e autostradave do të bëheshin COVID-19 49 Milion euro, edhe pista e aeroportit do të ishte ndonjë lloj COVIDi.

Mërgata poashtu po kërkojnë llogaridhënie për fondin “3%” për fondin e UFORK për Dardania Bankën e shitur, për fondin “Vendlindja thërret”. Natyrisht ato janë paratë që i dhanë ata, mërgata!

Mërgata është e kënaqur me suksesin e madh që qeveria Kurti ka arritur në preventivën dhe parandalimin e përhapjes së shpejt të COVID-19 dhe gjithashtu me nivelin e paparë profesional te përgaditjes dhe përllogaritjes së pakos përkrahëse për individ dhe operator ekonomik.

Mërgata që poashtu i është ekspozuar edhe vet COVID-19 aty ku jetojnë, janë në solidaritet me qeverinë dhe qytetarët, ashtu siq është qeveria me ta dhe bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfide, ashtu siç kemi kaluar edhe shumë të tjera.

Mërgata në SHBA është në kontakt të drejtpërdrejt me qeverinë Kurti dhe së bashku jemi duke punuar që të hedhim dritë informacionit të gabuar dhe jo të drejtë që është plasuar në SHBA për disa vite lidhur me dhe për LVV dhe poashtu për qeverinë Kurti nga ana e Thaçit dhe sejmenëve të tij. Tani qeveria Kurti flet direkt me zyrtarët Amerikan dhe me diasporën. E vërteta e ka kaluar edhe Atlantikun tani.

Mërgata, senatorë e kongresmenë, me të cilët flasim për çdo ditë në SHBA, nuk e kuptojnë pse politikanët e LDK sidomos nuk kanë guximin të flasin për zgjedhjet. Për cilën demokraci po flasin nësë nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje. Sigurisht që kanë bërë tinzisht matje të opinionit dhe e dinë që pa Vjosa Osmanin, rrezikojnë të mbeten e treta. Por nuk ka zëvendësim të demokracisë e legjitmitet demokratik pa zgjedhje.

Nuk ka opozitë në botë që nuk kërkon zgjedhje, e aq me pak opozitë që në kohë të pandemisë globale, kur rrezikohet çdo jetë njeriu, e jep votën falas me rrezu një qeveri që me sukses po kryen punët dhe po tejkalon sfidat edhe të trashëguara. Ku është halli? Nuk mundet një parti që ka kryetarin nga Mitrovica dhe kryetarin e grupit parlamentar poashtu nga Mitrovica ta mbështes e lejojë ndarjen e Kosovës.

Qeveria Kurti, qytetarët në Kosovë, shqiptarët kudo në botë, janë bashkë kundër COVID-19, kundër krimit e korrupcionit, kundër ndarjes dhe së bashku nuk lejojnë përmbysjen e demokracisë dhe shtetit. Në këtë listë të prioriteteve, ka vend për bashkërendim me të gjitjë nëse vërtet qëllim edhe i tyre është shteti ynë dhe jeta e qytetarëve tanë. Ne, ata të gjithë që e duan vendin më shumë se privilegjet momentale që sjell pushteti, nuk duhet të lejojmë të mbahemi në mend se lejuam apo tkurrëm edhe një herë shtetin dhe territorin tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Durrës/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave 9 dhe 13 vjeç

Është arrestuar një 56-vjeçar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy të...

Ç’po ndodh në Infektiv? Mjeku i bën thirrje kolegëve: “Keni harruar betimin e Hipokratit!”

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë mëngjesin e sotëm një mesazh për kolegët e tij mjekë. Ai thotë se ata kanë harruar “Betimin...

Petro Koçi: Kombinati së shpejti një pol modern i kryeqytetit

Marjon Gorica/ Gazeta Ora Kryetari i sapo zgjedhur i PS për njësinë nr.6, Petro Koçi, e ka komentuar projektin e planit të rindërtimit për kombinatin...

56 deputetë LVV, 44 së bashku partitë tjera

Në sondazhin e fundit të UBO Consulting del se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin Qershor 2020, Lëvizja Vetëvendosje do...

Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike

Nga Entela Binjaku Në një shfaqje plot ngjyra dhe gjallëri, në qiellin e hapur të Amfiteatrit të Parkut të “Liqenit Artificial” të Tiranës është mbajtur...

Më shumë artikuj të ngjajshëm