E martë, 27 Tetor, 2020

Arti në zi! Ndahet nga jeta i madhi Rikard Ljarja

Duhet të lexoni

Mbyllja e sheshit ‘Shqiponja’, nëndrejtori i ARRSH, Koka: Do punohet  24 orë pa ndalim

I ftuar në Vizion Plus nëndrejtori i ARRSH Erion Koka ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës në...

1 mijë shqiptar drejt amerikës, gjykata jep 192 vite burg për bandën e trafikimit

192 vite burgim ka dhënë Gjykata e Posacme për arrestimin e 35 personave, bandë e trafikimit të shqiptarve drejt...

Hiqen 23 patenta e arrestohen 3 persona, të dehur në rrugët e Tiranës

Ashtu si cdo fundjavë dhë kësaj rradhe Policia Rrugore ka zbarkuar në rrugët e kryeqytetit, duke marrë masa ndaj...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Aktori dhe regjisori i madh shqiptar, Rikard Ljarja është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Ai do të prehet në Shkodrën e tij, amaneti i tij i fundit. Prej kohesh Rikard Ljarja vuante nga një sëmundje e rëndë ndërsa mësohet se i ka mbyllur përfundimisht sytë në banesën e tij.

Rikard Ljarja lindi 1 prill 1943 në Shkodër dhe është një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë. Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga Kinostudio. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Ne po sjellim disa nga filmat q ë mbajnë vulën e tij apo që ka qenë protagonist kryesor:

“Ilegalët”, Rikard Ljarja, regjisor:

Lëvizja Antifashiste në qytet ka marrë përpjestime të mëdha. Ndërkohë një emisar i SIM-it (zbulimi informativ i ushtrisë Italiane) nën petkun e inxhinier Tostit kërkon të depërtojë në radhët e njësiteve guerile. Por vigjëlenca dhe largpamësia e komunistëve e ndalojnë veprimtarin e tij.

“Në pyjet me borë ka jetë”, film shqiptar i vitit 1978, Rikard Ljarja në rolin e Lukas:

Luka transferohet ne një qyteze veriore. Ne udhëtimin e pare se bashku me te shoqen rruga është e bllokuar nga dëbora. Luka i trembet jetës se kësaj qyteze, por ai gjen një mjedis shoqëror shume te shëndetshëm, ku gruaja e tij ndjehet shume mirë.

Filmi “Komisari i Dritës”Rikard Ljarja në rolin e Dritan Shkaba:

u prodhuar 1966 nga regjisori Dhimitër Anagnosti dhe Viktor Gjika,

Skenari: Llazar Siliq, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Tish Daija.

Përmbajtja e filmit

Çlirimi e gjeti Shqipërinë në padije dhe injorancë. Mbi 85 e popullsisë ishte analfabete. Luftëtari i brigadave partizane, Dritan Shkaba, ngarkohet me detyrë që të hapë shkolla në fshatrat e Mirditës krahinë malore në Shqipërinë e veriut. Mësuesi i ri duhet që krahas penës të shtrëngojë fort dhe pushkën. Rreth e rrotull veprojnë banda të armatosura të reaksionit, të cilat bëjnë gjithë përpjekjet për të penguar reformën arsimore në luftë kundër analfabetizmit.

““Komisari” është një film fetar me dy atmosfera: kundër zotave dhe korruptimit të klerikut dhe pro besimit tek feja e re. Viti 1966 nuk është as zbritja e djallit komunist në tokën shqiptare dhe as perëndimi i zotave apo i çdo metafizike. Është rilindja e një feje të re, më të emancipuar, më revolucionare, më praktike dhe unifikuese.”

Filmi “Radiostacioni” është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria Sot” në vitin 1979. Regjia: Rikard Ljarja, Skenari: Ismail Kadare, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Zef Çoba.

Përmbajtja e filmit

Ekranizim i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë “nëntori i një kryeqyteti”. Një skuadër partizane në të cilën është anëtare Teuta merr urdhër të ringrenë Radio Tiranën. Partizanët mbledhin punonjësit e mëparshëm të Radio Tiranës dhe intelektualë të ndryshëm që kanë qëndruar larg gjatë kohës së luftës që të ndihmojnë me transmetimin. Teuta bëhet folësja e parë për Tiranën e lirë.

« Përpara pallateve të dikurshme të princeshave nxinte vërtetë një turmë zhurmëtare […] I patë dhomat e gjumit ? thoshte dikush. Një njeri me pasqyrë në krahë, krejt i përkulur, po dilte me zor nga porta. S’ke turp, ktheje mbrapsht pasqyrën, i bërtiste një tjetër, duke ulur kokën mu te veshi i pasqyrëmbajtësit […] Te Pallati i Regjencës, thoshte dikush me gjysëm zëri. Atje të lënë të plaçkitësh. S’është e vërtetë. Unë po vij që andej. Ka roja partizane […] I pe vaskat e banjës, i pe ? pyeste dikush. I pashë, posi. Ç’prostituta ! » (Ismail Kadare, nëntori i një kryeqyteti, Vepra Letrare 6, Shtëpia Botuese « Naim Frashëri », Tiranë, 1981, fq.126-127)

« Filmi dhe romani-skenar na rrëfejnë për ditët e fundit të luftës së popullit në çlirimin e Tiranës nga pushtuesi nazist, lajm ky që na jepet prej zërit të narratorit serioz ashpërsia e të cilit mund të ngatërrohet me ndonjë deklaratë për shtyp të shtabit nazist. Gjatë leximit të kronikës luftonjëse, theksi narrativ përmes një vonese të lehtë shqiptuese veçon fjalën Radiostacioni duke lënë të nënkuptuar objektin kryesor të filmit si dhe qëllimin specifik të grupit partizan. Filmi në pjesën e parë të tij pasqyron kryesisht luftën partizane në rrugët e kryeqytetit ndërsa në pjesën e dytë, në atë të fitores e çlirimit të qytetit, ndahet mes dy planeve : arratisja e madhe ndërkohë që familjet e mbetura tashmë rrinë fshehur e përpiqen të organizojnë antiradiostacionin, kurse në pjesën e dytë trajtohet mobilizimi i disa partizanëve për të rivendosur në punë radiostacionin, për t’i dhënë zërin e munguar Shqipërisë.»

« Banorët e privilegjuar të kryeqytetit në prag të 17 nëntorit 1944 ndjejnë zjarrin nën tabanin e tyre, tymnajën, krisjen dhe lëkundjen e idhujve. Një bie e qindra ngrihen thotë populli. Çdo gjë ka marrë fund për shoqërinë e vjetër. Bashkë me kryebanorët ikën dhe një pjesë e qenies së qytetit, e pazëvendësusheshme tani për tani. Plane, lidhje, miqësi, kontrata, pasuri që groposen në pamundësi transfertash të shpejta, kurse shpirti i qytetit, dmth., simboli, kryeshpirtërorja zhvishet si një plaçkë që as nuk mund të merret me vete – ç’qytet do transportohej vallë ? Troja ? – e as nuk mund t’i vihet zjarri siç ndodh me fakte e të dhëna të padëshiruara nga sytë e pasuesve antagonistë. Shpirt i mirë apo shpirt i keq, ai tashmë është aty, bosh, pa trup, pa frymë, pa ajër. Bulevardi « Musolini » duhet të presë disa ditë për tu quajtur « Dino Sinojmeri ». Grila zengjinësh, shtretër të bardhë, palma e selvi të mbjella dikur, atëherë kur gjërat ishin fare ndryshe, ndërtesa, orendi, tela-tele-fonësh, antena, institucione, hotele e të tjera, shpirtra në pritje të amshimit nga shpirtrat e atyre që nuk kanë zë e trup, që s’kanë gjetur rehat në mjerimin e lugetërve dhe kuçdedrave të syrgjynosur materialisht.»

“Kur zbardhi një ditë”, Rikard Ljarja në rolin e Komisarit:

Filmi “Kur zbardhi një ditë” është prodhuar në vitin 1971.

Është i përbërë nga tre pjesë: Armët, Ura, dhe Meçua.

FILMOGRAFIA:

Viktimat e Tivarit (1996)

Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir

Pesha e kohës – (1988), Vasili

Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku

Në prag të jetës- (1985), Andrea

Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli

Skëterrë ’43 – (1980), Andrea

Radiostacioni – (1979) Komandanti

Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka

Ilegalët – (1976) Tosti

Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit

Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi

Rrugë të bardha – (1974) Deda

Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri

Ndërgjegja – (1972) Fitimi

Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari

Kur zbardhi një ditë- (1971) Komisari

Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi

Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati

Duel i heshtur – (1967) Skenderi

Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj

Monumenti

REGJISOR:

Pesha e kohës- (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)

Dita e parë e emrimit – (1981)

Sketerre 43 – (1980)

Radiostacioni – (1979)

Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

SKENARIST:

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Mbyllja e sheshit ‘Shqiponja’, nëndrejtori i ARRSH, Koka: Do punohet  24 orë pa ndalim

I ftuar në Vizion Plus nëndrejtori i ARRSH Erion Koka ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës në...

1 mijë shqiptar drejt amerikës, gjykata jep 192 vite burg për bandën e trafikimit

192 vite burgim ka dhënë Gjykata e Posacme për arrestimin e 35 personave, bandë e trafikimit të shqiptarve drejt SHBA-ve dhe Kanadasë. Grupi kriminal u...

Hiqen 23 patenta e arrestohen 3 persona, të dehur në rrugët e Tiranës

Ashtu si cdo fundjavë dhë kësaj rradhe Policia Rrugore ka zbarkuar në rrugët e kryeqytetit, duke marrë masa ndaj shkelësve, ku shumica janë nën...

Petro Koçi sulmon Metën: Kopje e keqe e Saliut, nuk i duhet Kushtetutës dhe Republikës!

Nga qyteti i Fierit aty ku dhe kryeson Partinë Socialiste për këtë qark, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koci ka sulmuar Presidentin Iliri Meta, duke...

Nga trajtimi i mbetjeve në incenerator tek gjenerimi i energjisë , shihni shembullin e suksesshëm në Singapor  

Një video informuese është duke qarkulluar në rrjetet sociale për një shembull i cili po mundohet të zëj vend në shumë shtete të botës,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm