Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka konfirmuar së fundmi lidhjen e dashurisë me ish-deputetin Mark Frroku, e cila është komentuar gjerësisht në rrjet.

Rudina ka ndarë një video me vjehrrin e saj, babain e Mark Frrokut, me të cilin shfaqet duke pirë cigare. Në video nuk kanë munguar as batutat e Rudinës kundrejt tij.

Ajo e ka pyetur nëse i duket vajzë e mirë, dhe ai është përgjigjur po.

Rudina: A të dukem naj farë vajze? A jam e mirë?

Babai i Frrokut: Për mua je shumë e mirë? Nuk na len rehat nana me Markun.