Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar sot Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi, Njazi Thaçi.

Njazi Thaçi erdhi në krye të KEK-ut në vitin 2018.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së sotme, Bordi i Përkohshëm shkarkoi edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryesuesja e Bordit të Përkohshëm të KEK-ut, Rrezarta Pllana.

“Po, sot në mbldhje ne kemi shkarkuar z. Thaçin dhe z. Kelmendin. Së shpejti do të publikohet edhe vendimi”, tha shkurt ajo për KALLXO.com.

Dje gjatë ditës, qeveria në detyrë emëroi një bord të ri në KEK me katër anëtar./Kallxo.com