Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes romantike me Dj Geek, vetëm pak muaj pasi publikoi romancën e saj të re. Lajmin e ka konfirmuar këngëtarja në një rrëfim ekskluziv për revistën Story.

“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehu këngëtarja.

Ndarja e çiftit ka ardhur pak ditë më parë, Geek e uroi gjysmën e tij më të mirë me një postim në InstaStory.