Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se është shkarkuar kryeshefi i Infrakosit, Agron Thaçi, transmeton Republika Online.

Postimi i plotë:

“Shkarkohet edhe kryeshefi i Infrakosit Agron Thaçi”, ka shkruar Bajqinovci

Gjatë ditës se sotme Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar sot Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi, Njazi Thaçi.