E shtunë, 19 Shtator, 2020

Vdesin në një aksident 4 policë, kalimtari i bën foto viktimave dhe rrezikon deri në 10 vite burg

Duhet të lexoni

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Dy ditë më patë gjatë një aksidenti të tmerrshëm u vranë katër oficerë policie në një autostradë të Australisë. Shoferi i një mjeti Porsche po përballet me dënim deri 10 vjet burgim për marrjen e fotove denigruese të viktimave, para se të largohej nga vendngjarja.

Grupi i oficerëve të policisë, mes të cilëve një rekrut i ri dhe një nënë e dy fëmijëve, u vranë nga një kamion që i goditi me të gjithë shpejtësinë, teksa qëndronin në anë të rrugës duke pritur që të rimorkiohej makina e Pusey.

Detektivët ngritën akuzat ndaj Pusey për drejtim të pakujdesshëm, largim nga vendngjarja pas testit pozitiv për droga.

Para se të largohej nga vendngjarja pas aksidentit, Pusey bëri disa foto të trupave të viktimave të copëtuara në rrugë, dhe i postoi ato në faqen e tij në Facebook, në vend që të ndihmonte për të shpëtuar jetë.

Arsyeja pse ai nuk u lëndua në aksident është sepse po urinonte në anë të rrugës në momentin e përplasjes.

Fotot ishin parë nga mediat por nuk u publikuan prej përmbajtjes së rëndë. Në një prej tyre një oficer i vrarë shihej në çatinë e makinës Porsche.

Në një tjetër një oficer i gjakosur shihet i shtrirë pranë kamionit.

Disa shoferë dhe dëshmitarë shihet që ndihmojnë oficerët e rënë.

Pasi bëri fotot, Pusey u largua në këmbë por u arrestua më pak se 24 orë më vonë.

Kreu i policisë së Victoria, Graham Ashton, tha:

“Është një sjellje e pabesueshme. Sa më shumë të dëgjosh për këtë aq më shumë e përçmon. Ne do të sigurohemi që në gjykatë të reflektohen të gjitha detajet e sjelljes së tij. Normalisht në një situatë të tillë çdo njeri do të përpiqej të jepte ndihmë”, tha ai.

Mos dhënia e ndihmës në rast të vdekjes së personit dënohet me 10 vjet burg në Australi.

Pusey u akuzua gjithashtu për drejtim të rrezikshëm të makinës, largimnga vendngjarja pas testit të drogës, mosdhënie informacioni, zotërim drogash, shkatërrim provash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm