Supermodelja zezake Naomi Campbell ka rrëfyer se ushqehet vetëm një herë në ditë. 50-vjeçarja tregon se ha vetëm drekën.

“Ha drekë dhe dreka është darka ime, sepse unë ha vetëm një herë në ditë. E diela është dita në të cilën llastoj vetën. Bëj ëmbëlsira, puding dhe kek”, mësohet të ketë thënë Campbell sipas “The Sun”.

Naomi u ruhet produkteve të bulmetit dhe glutenit në gatimet e saj, ndërkohë që ka pranuar se shpesh, në të shkuarëm, disa ditë përpara një shfaqjeje mode i është dashur të minimizojë në ekstrem ushqimin për ditë të tëra.

“Ha kur e ndjej që duhet ta bëj dhe asnjëherë nuk e lë veten të “vdes nga uria”. Nëse nuk dua të ha në ndonjërën prej ditëve, nuk ha- thjesht pi ujë dhe lëngje. Varet se si ndihem. Kur është vapë, shpesh më vjen thjesht të konsumoj lëngje.”