Një ngjarje e rëndë është shënuar në një fshat të thellë në Lezhë. Janë gjetur pa shenja jete dy persona. Bëhet fjalë për dy 60-vjeçarë, Kol Murrani dhe Preng Simoni të cilët kanë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Kol Murrani është një rapsod i njohur.

Vrasja ka ndodhur rreth mesditës. Të dy burrat kishin dalë së bashku për të parë shtëpitë e vjetra. Ata janë gjetur nga djali i njërit prej tyre, i cili ka dalë t’i kërkojë, pasi asnjëri nuk po përgjigjej në telefon. Në zonën ku janë gjetur viktimat nuk ka asnjë banor ndërsa janë gjetur gjithashtu një sasi e madhe gëzhojash. Mbetet ende mister se kush është autori dhe motivet.

Nga hetimet e para mendohet se ata janë vrarë ndërsa përpiqeshin që të ktheheshin.