Një anëtare e ushtrisë amerikane akuzohet nga Kina se solli virusin e Covid-19 në Wuhan.
Maatje Benassi është në qendër të diskutimeve në rrjetet sociale kineze, pavarësisht se nuk ka rezultuar asnjëherë pozitive ndaj koronavirusit dhe nuk ka patur shenja të sëmundjes.
Maatje Benassi thotë se i është kthyer jeta mbrapsht. Adresa ku jeton me bashkëshortin është publikuar online dhe kanë marrë qindra mesazhe nga personat që i besojnë teorisë konspirative.
Në një intervistë për CNN, ajo tha: “Çdo ditë është njësoj sikur zgjohesh nga një ëndërr e keqe dhe shkon drejt një makthi”.
Ndërkohë Maatje dhe bashkëshorti vijojnë punën e tyre. Maatje punon për Ushtrinë Amerikane në Virginia ndërsa bashkëshorti Matt punon për Forcat Ajrore në Pentagon.