Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin pak minuta më parë. Janë vrarë me armë zjarri në zonën e quajtur “Nishtulla” Durrës, 2 persona.
Mësohet se viktimat janë ekzektuar brenda një makine tip “Golf” AA 716 DZ. Ngjarja ka ndodhur tek tregu i makinave në Durrës. Janë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se fillimisht të shtënat me armë i kanë dëgjuar banorët aty pranë të cilët dhe kanë njoftuar në telefon Policinë.