Një mjeke australiane ka deklaruar publikisht se qëndrimi në diell për 10 minuta në ditë, mund të zvogëlojë në masë të madhe rrezikun e kontaktimit me COVID-19. Dr. Rachel Neale, është studiuese e kancerit të lëkurës. Ajo theksoi se të pasurit nivele të ulëta të vitaminës D, rrit ndjeshmërinë ndaj virusit.
“Tani më shumë se kurrë nuk është koha të kemi mungesë të vitaminës D. Mungesa e vitaminës D, në organizëm, rrit rrezikun e shfaqjes së simptomave të koronavirusit, por edhe nëse prekemi, probabiliteti është më i madh të kemi simptoma më të agravuara. Kjo ndodh për shkak se vitamina D, ka efekt të rëndësishëm në sistemin imunitar”, tha Dr. Rachel.
Rachel Neale publikoi vitin e kaluar një stusim ku thuhej se sasia e duhur e vitaminës D në organizëm, zvogëlonte rrezikun ndaj infeksioneve akute të frymëmarrjes. Sëmundje e cila, nëse bie kontakt me koronavirusin mund të dërgojë deri në fatalitet.