E hënë, 8 Mars, 2021

I vranë dy djemtë në atentat, flet babai: Servisin e kemi ngritur me kredi, media të mos hedhi hi

Duhet të lexoni

E dashura Jetë

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice'   Aq sa e bukur, aq edhe e brishtë, herë më humb në errësirë e herë...

Toka

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice' U ktheva mbi tokën nënë këtë mëngjes dhe vendosa ta shëtis, që me flladin...

Toleranca dhe diversiteti

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice' Si një adoleshente dua të ndalem në një pikë që është shumë e prekshme...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Kol Haxhia është babai i dy vëllezërve nga Durrësi, që u ekzekutuan me armë zjarri dy ditë më parë. Ai është shprehur ditën e sotme se servisin që kishin te tregu i makinave në qytetin bregdetar e kanë ngritur me kredi.

“Punoj mekanik privat në parkun e Durrësit. Besmiri dhe Tori kishin hapur një servis makinash me të cilin punonin dhe një lavazh. I bëj thirrje medies që të mos hedhin hi pasi nuk e dinë çështjen e kalamajve të mi. Kam hyrë borxh, kredi, kam marrë kredi rreth 40 mijë euro, kam vendosur shtëpinë peng, ju bëj thirrje, kërkoj ndihmë nga shteti sa të mundet, gazetarët të mos më rëndojnë më tepër” tha ai.

Ndërkohë policia dhe prokuroria ende s’kanë një autor të dyshuar të këtij krimi në të cilin u ekzekutuan dy vëllezërit.

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno theksoi se Besmir Haxhia ka qenë i implikuar në trafik droge në Greqi dhe në Francë dhe i dënuar në këto dy vende, duke sjellë më pas edhe deportimin e tij në Shqipëri, pasi kreu dënimet. Fillimisht Besmir Haxhia ka qenë dënuar në vitet 2007-2010 në Greqi për trafik droge dhe më pas në Francë.

Pra mosmarrëveshjet dhe prishja e pazareve të drogës është pika kryesore ku grupi hetimor është përqendruar për të shkuar në gjurmët e autorëve të vrasjes mafioze. Megjithatë, tha më tej, gazetari Qyno, nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të konflikteve në bizneset që kishin dy vëllezërit dhe jetën personale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

E dashura Jetë

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice'   Aq sa e bukur, aq edhe e brishtë, herë më humb në errësirë e herë...

Toka

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice' U ktheva mbi tokën nënë këtë mëngjes dhe vendosa ta shëtis, që me flladin e freskët të fëmijërisë të...

Toleranca dhe diversiteti

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice' Si një adoleshente dua të ndalem në një pikë që është shumë e prekshme në ditët e sotme, në...

Si u përshtat Sfida IDEA 2020 me COVID-19?

Botuar në revistën 'Tirana Youth Voice' Programi “Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Promovimi i Punësimit, Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri” (ProSEED) financohet nga...

7 Marsi, si sakrificë drejt shtetformimit!

Nga Ana Abdi 7 Marsi i ne shqiptarëve… Rruga e sakrificës për dije, ardhmëri të ndritur, sakrificës për liri e shanse të barabarta ekonomike si...

Më shumë artikuj të ngjajshëm