Është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi shqiptari, Aleko Petro, i cili vrau vajzën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në janar të vitit 2019, në Korfuz.

52-vjeçari nga Berati pasi vrau vajzën e tij, Anxhelina, e groposi atë në oborrin e shtëpisë ku jetonte.

Ndërkohë avokati i të akuzuarit, Vasileos Nulezas, është shprehur se do ta apelonte vendimin. Nga ana tjetër, si dëshmitare në gjyq u paraqitën i dashuri afgan i Anxhelinës dhe gruaja që e kishte pagëzuar atë.