E shtunë, 19 Shtator, 2020

I shkonte në dyqan dhe e prekte në trup, ja si e ngacmonte 33-vjeçari Edmond Qenani shitësen te rruga e Kavajës

Duhet të lexoni

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga data 20 prill deri në datë 28 prill, 33-vjeçari Edmond Qenani ka ngacmuar punonjëset e kompanisë “TIBO”. Gjithçka nisi me një ndjekje me motor, interesim për t’u bërë klient, më pas vijoi me komplimente deri tek prekjet.

Janë zbardhur dëshmitë e të gjitha punonjëseve që kanë treguar çfarë ka ndodhur nga dita e parë, deri në ndërhyrjen e një mashkulli që u shfaq si i dashuri i njërës prej tyre dhe goditi me grushte 33-vjeçarin.

Prokuroria thotë se arrestimi i tij është bërë pasi ky shtetas që nga data 20.04.2020 dhe deri më datë 28.04.2020 rreth orës 12:00 në vendin e quajtur kompania “TIBO”, në rrugën e “Kavajës” Tiranë, ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme punonjëset femra të kësaj kompanie duke ua bërë të frikshëm qëndrimin në punë, duke iu shkaktuar frikë dhe ankth.

DËSHMIA 1

Më 28 prill rreth orës 16:25 shtetasi A. M. me detyrë administrator i kompanisë “TIBO”, ka kallëzuar se, prej datës 20.04.2020 dhe deri sot më datë 28.04.2020 një person i panjohur ka ngacmuar në vazhdimësi punonjëset femra të kompanisë së tij.

Është pyetur si person që tregon rrethanat e hetimit shtetasja S. me detyrë specialiste finance e kompanisë, e cila deklaron se sot më datë 28.04.2020, rreth orës 12:00 ka qenë në vendin e punës së bashku me përfaqësuesen e shitjes dhe drejtoreshën kur në ambientet e dyqanit “TIBO” ka hyrë një person i cili prej 8 ditësh ka shkuar në dyqanin e tyre dhe i ka shqetësuar vazhdimisht.

deklaron se në momentin që ka hyrë ky person ka filluar të prekte me duar vajzën e shitjes ku e prekte në duar, pastaj prekte sendet në tavolinën e punës si stilolapsa, letra etj. si dhe njëkohësisht nga prekja e sendeve kalonte përsëri duke prekur me duar vajzën e shitjes si dhe fliste se kishte ardhur disa herë në këtë dyqan dhe se askush nuk e kishte bindur sepse sipas tij bindja ishte vizuale dhe se vajza e shitjes sipas tij ishte ajo që e bindte.

Vajza e shitjes i ka folur me mirësjellje se çfarë duhet t’i përsëriste më pasi po të njëjtën gjë do t’i thoshte, ndërsa ai i thoshte ‘po, pse ti lodhesh’ dhe kuptohej që ai kishte ardhur aty për të ngacmuar vajzën e shitjes.

deklaron se në një moment ka ndërhyrë drejtoresha, duke e pyetur se ku kishte ngelur me informacionin që kërkonte duke iu prezantuar pozicionin e drejtoreshës si dhe si mund ta ndihmonte, por ky person i është përgjigjur se nuk i interesonte shpjegimi i saj pasi nuk i pëlqente por kërkonte që shpjegime të merrte vetëm nga vajza e shitjes sepse ajo i pëlqente.

Dhe pas kësaj ky person ka filluar të luante me duar ndaj vajzës së shitjes si dhe me fjalë ndaj saj duke i bërë pyetje të ndryshme dhe megjithëse merrte përgjigje vazhdonte të pyeste përsëri për të njëjtën gjë.

deklaron se ky person herën e parë ka shkuar në kompaninë “TIBO” më datë 20.04.2020 dhe ka qenë përsëri ora 12:00 në mesditë ku në ato momente ajo dhe një kolege e saj kishim dalë jashtë ambienteve të zyrave për pushimin e drekës dhe në distancë ky person iu ka folur duke i pyetur ju jeni vajzat që punoni tek call center lart, “apo jeni këtu te kompania ‘TIBO’” dhe iu është afruar dhe vazhdonte duke i pyetur çfarë është “TIBO” dhe rreth saj, pasi sipas tij do të bëhej klient. Ato i kanë dhënë përgjigje se është një kompani që shet produkte për jashtë Shqipërisë dhe se ai nuk mund të bëhej klient i saj.

Megjithëse i kanë dhënë shpjegime ky person ka marrë një karrige dhe është ulur afër tyre. Ato i kanë kërkuar që të largohej sepse informacionin e kishte marrë, por ai vazhdonte duke bërë pyetje si çfarë pozicioni keni etj, dhe pastaj ka filluar duke iu thënë ‘sa të mira qenkeni’ dhe komplimente të tjera ku më shumë bënte komplimente ndaj S.

deklaron se në një moment ky person i ka thënë se ‘jemi parë diku’, ‘po jemi parë diku sepse sipas tij sytë e saj i kishte shumë të njohur”, më pas ai i ka thënë “se ajo i ngjallte emocionet e ish-të dashurës së tij që aktualisht ishte martuar dhe jetonte në Amerikë dhe se sipas tij, S. kishte sytë njësoj si ish e dashura e tij”.

shprehet se i ka thënë ti po e tepron dhe janë ngritur dhe janë futur në ambientet e punës por pas një ore ky person ka shkuar dhe është futur në ambientet e punës së tyre, pikërisht në zyrën e tyre, ku ky person iu ka thënë “erdha unë, ju gjeta”. Ato janë frikësuar nga ky person dhe kanë marrë një djalë që është punonjës aty duke i thënë hajde se është një person që kërkon informacion dhe nuk i kanë dhënë më tepër detaje me qëllim për të shmangur konfliktin.

ka thënë se pas kësaj dite ky person kalonte çdo ditë para dyqanit dhe hynte aty me pretekstin se kishte dëshirë për t’u bërë klienti i “TIBO”-s, por në të vërtetë ai ngacmonte shitëset që ndodheshin në ato momente aty.

Sipas saj, ditën e parë ky person i ka ndjekur me motor nga mbrapa me qëllim që të mësonte vendin ku ato punonin dhe i ka ndjekur në mënyrë të fshehtë.

Ajo deklaron se nuk e ka njohur më parë këtë person dhe nuk ka pasur as nuk ka lidhje me këtë person dhe as koleget e saj nuk kanë pasur njohje apo lidhje me këtë person. Ajo thotë më tej se ky person prej tetë ditësh i ka shqetësuar dhe ngacmuar çdo ditë, ku ngacmonte herë njërën vajzë, herë vajzën tjetër, duke ua bërë të frikshëm qëndrimin në punë dhe duke iu shkaktuar frikë dhe ankth.

DËSHMIA 2

Është pyetur si person që tregon rrethanat e hetimit shtetasja B. me detyrë drejtoreshë shitje e kësaj kompanie, e cila deklaron se më datë 28.04.2020, rreth orës 12:00 ajo ka qenë tek dyqani i shitjes që është jashtë zyrave të kompanisë dhe në momentin që ka hyrë në dyqan ka parë një person me kapele që po i fliste shitëses shumë afër.

deklaron se ka parë që ky person ka qenë shumë afër shitëses dhe ka dashur të gjente momentin që ai të ruante distancën, prandaj është pozicionuar diagonal midis shitëses dhe personit me qëllim që t’i tërhiqte vëmendjen këtij personi dhe të largohej pasi ishte shumë afër shitëses, por ky person fliste pa pushim dhe nuk kishte asnjë mënyrë për t’i thënë këtij personi që të zmbrapsej dhe të ruante distancën. Ky person me duar i ka zgjatur drejt shitëses duke kaluar kompjuterin, prekte të gjithë stilolapsat dhe zgjatej me muhabetin për stilolapsat që ajo të ikte por në atë moment B. ka ndërhyrë dhe i ka thënë “ju lutem mbani distancën”.

Ky person bëri sikur nuk e kuptoi ka hapur çantën e shpinës që kishte dhe donte të nxirrte një dezinfektant por ajo i ka thënë të lutem mos u afro. Shitësja i ka thënë ‘ja ku e kam dezinfektantin dhe nuk kishte nevojë” dhe ai i tha “u e paskemi njësoj” dhe iu hodh për ta përqafuar. B. K. deklaron se në moment ka ndërhyrë duke i thënë ju lutem largohuni dhe nëse kishte ndonjë gjë që mund ta ndihmonte ajo pasi ishte drejtoresha.

Por ky person ka marrë një pamje agresive duke i thënë me zë të lartë “nuk kam nevojë për ty, vazhdo atje, më pëlqen të më sqarojë kjo që është këtu”, ndërkohë shitësja ishte e frikësuar dhe ishte e mpirë komplet dhe shikonte nga ajo që ta ndihmonte, ndërsa financierja S. është futur mbas saj për t’u mbrojtur ngaqë ky person dukej shumë i frikshëm pasi filloi të hakërrehej. B. K. ka ndërhyrë përsëri duke parë këtë situatë dhe i ka thënë “zotëri tani duhet të dalësh jashtë, se dyqani nuk është i hapur”. Në këtë moment ky person i ka thënë “nuk është i hapur, e, atëherë do të vij përsëri nesër kur ti të mos jesh këtu” dhe këtë gjë e thoshte me kërcënim, dhe ka dalë nga dyqani.

ka sqaruar se shitësja dhe financierja kanë qenë shumë të tronditura dhe i kanë thënë se ky person do të vinte përsëri se këtë punë kishte bërë para disa ditësh dhe se i ka ngacmuar me radhë herë njërën dhe herë tjetrën.

deklaron se më datë 20.04.2020 ajo ka qenë në mbledhje me të gjithë stafin e shitjes dhe marketingut dhe e kanë marrë në telefon nga financa ku i kanë thënë dërgoni një shitës që të sqarojë dikë që është i interesuar për “TIBO”-n pasi kishte hyrë brenda deri tek zyra e financës dhe për këtë ajo ka dërguar një djalë dhe një vajzë që janë me profesionin shitësa por kur ata janë kthyer i kanë thënë se ai nuk ishte fare klient por ishte një person i çuditshëm me kapele që nuk donte të blinte por po ngacmonte të gjithë gocat që ishin nëpër zyra.

ka sqaruar se po sot pasi është larguar ky person, ajo ka qëndruar pak me vajzat për t’i qetësuar dhe pastaj është ngjitur në zyrë dhe ka thënë se nuk e njeh dhe nuk e ka parë më parë këtë person dhe nuk ka pasur lidhje me këtë person as ajo dhe as punonjëset që punojnë në “TIBO”, prej datës 20.04.2020 ai i ka ngacmuar në vazhdimësi punonjëset duke iu shkaktuar frikë dhe ankth dhe pasiguri për jetën, sa që disa prej vajzave kanë dashur të linin punën nga shqetësimet dhe ngacmimet që u kishte sjellë ky person.

deklaron se nga skena që ajo ka parë sot dhe nga ajo që i kanë treguar vajzat e punësuara tek kompania “TIBO” të gjitha ngacmimet që i ka bërë ky person ndaj vajzave, kanë qenë ngacmime seksuale dhe në momentin që e kanë refuzuar këtë person ai është shfaqur agresiv dhe është bërë shumë i frikshëm sa që dhe ajo është frikësuar nga sjelljet e këtij personi dhe ka sqaruar se ky person prej tetë ditësh ka shqetësuar dhe ngacmuar çdo ditë punonjëset vajza të cilat punojnë tek “TIBO”, ku ky person ngacmon një herë një vajzë dhe një herë vajzën tjetër, duke ua bërë të frikshëm qëndrimin në punë dhe duke i shkaktuar frikë dhe ankth dhe nga kjo disa prej tyre janë shprehur se nuk do të shkojnë në punë kështu.

DËSHMIA 3

Është pyetur si person që tregon rrethanat e hetimit shtetasja G. me detyrë ekonomiste e kësaj kompanie e cila ka deklaruar se prej disa ditësh në ambientet e kompanisë ka ardhur një person që ajo nuk e njeh dhe ky person është futur në ambientet e brendshme të kompanisë. Konkretisht para një jave ky person është futur në ambientet e brendshme të kompanisë, në zyrat e financës dhe ka dashur të ngjitej në katin e dytë tek zyrat e tjera por menaxheri i burimeve njerëzore i ka thënë që të largohet se nuk është e lejuar që të futen persona të paautorizuar dhe më pas ky person është larguar. G. deklaron se “sot më datë 28.04.2020 rreth orës 12:30 ky person ka ardhur përsëri në dyqanin “TIBO” dhe ka filluar duke prekur me dorë mallin në dyqan dhe duke i ngacmuar koleget të cilat ishin në dyqan me fjalë, në ato momente koleget e saj të cilat quhen S., B. i kanë thënë që të largohet, por ai nuk ka pranuar që të largohet por ka filluar që t’i kërkojë numrat e telefonave, deri sa drejtoresha e ka larguar duke i thënë se do të mbyllim dyqanin, ky person në kohën që ka qenë duke dalë nga dyqani i ka thënë kolegëve të saj, në rregull se do të vij përsëri nesër. G. ka deklaruar se nuk e njeh dhe nuk ia di emrin atij personi por vetëm e ka parë si fytyrë që ka shkuar në ambientet e kompanisë “TIBO” edhe para disa ditësh e kanë parë koleget e saj poshtë punës dhe ky person i është afruar dhe i ka folur dhe koleget e saj e kanë larguar.

DËSHMIA E AUTORIT

I pyetur nga grupi hetimor shtetasi Edmond Qenani ka deklaruar se “sot paradite më datë 28.04.2020 me sa i kujtohet rreth orës 11:00 ka shkuar në ambientet e ‘TIBO’-s për të pyetur për shërbimet e tyre, pasi kishte qenë dhe dy herë të tjera javën e kaluar dhe ka pyetur përsëri për shërbimin e tyre, në pyetje e sipër ka ndërhyrë një punonjëse që ai e mendonte se është menaxhere duke i thënë, zotëri nëse do të ndihmoj dhe ai është drejtuar duke i thënë se po flas me një punonjësen tuaj dhe ju pse po ndërhyni se po flas me këtë vajzën dhe nuk kishte nevojë që të ndërhyni ju, se ai po kërkonte informacion nga punonjësja e tyre të cilën ju për këtë gjë e keni punësuar. Në këtë moment kjo punonjëse i kishte thënë o djali do ta mbyllim dyqanin dhe ai i ka thënë në rregull se po kaloj përsëri nesër dhe më pas është larguar për në zyrën e tij të cilën e kishte në të njëjtin pallat në katin e katërt.

Më tej ka sqaruar se pas rreth tre orësh kam zbritur poshtë për të marrë motorin që e kisha lënë përballë derës së kompanisë “TIBO” se doja të shkoja për disa takime pune. Pasi ka shkuar të marri motorin, pranë motorit ishte një djalë i ri dhe i kishte thënë, o djali më prit një minutë dhe ai i kishte thënë po më thuaj se nuk flas shqip dhe ai i kishte thënë se çfarë gjuhe flet dhe shtetasi Edmond Qenani i ka thënë se flas turqisht dhe në këtë moment është afruar dhe një person tjetër me trup të gjatë dhe i ka thënë që kush je ti që ngacmon të dashurën tim dhe ai i ka thënë kush është e dashura juaj që kam ngacmuar se ai nuk kishte ngacmuar njeri.

Ky person është kthyer nga xhami i “TIBO”-s duke drejtuar me gisht nga vajza që ishte brenda dhe ishte po e njëjta vajzë që shtetasi Edmond Qenani kishte folur para tre orësh dhe ai i ka thënë se nuk e kam ngacmuar duke i thënë me qetësi gjatë gjithë kohës, në këtë moment ky person e ka kapur për mjekre dhe i ka hequr kapelën që ka pasur në kokë dhe ai nuk ka reaguar fare. Pas kësaj i ka thënë a e di ti se kush jam unë se unë jam ai që të q. robt e shtëpisë, të zhduk, të vras se jam i shqiponjës dhe më pas e ka goditur përsëri me grusht dhe ai nuk ka reaguar dhe ka qenë me duar në xhepa dhe në xhep kishte pasur një biçak të vogël që përdoret për të hapur shishe vere dhe ai përsëri nuk ka reaguar, ky person e ka goditur përsëri dhe ai rënë në tokë dhe pasi është ngritur në këmbë duke i thënë se çfarë po bën, çfarë dreqin ke dhe këtë gjë po e bën për shoë për atë apo për të dashurën tuaj.

Prokuroria kërkoi arrest shtëpie për 33-vjeçarin duke argumentuar se vlerëson rrezikshmërinë shoqërore që paraqet vepra penale si dhe rrethanat e kryerjes së kësaj vepre. “Bazuar në kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit, personalitetin dhe rrezikshmërinë e personit nën hetim, vlerësojmë se ndaj shtetasit Anxhelo Batalli duhet të caktohet masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Për sa më sipër prokuroria ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Edmond Qenani dhe të caktohet masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” për 33-vjeçarin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Ndahet nga jeta Sabit Brokaj, zv.ministri Koçi: Mentor i së majtës shqiptare, do na mungosh!

Me lajmin e ndarjes nga jeta të doktor Sabit Brokaj, nuk kanë munguar as komentet e miqëve dhe dashamirësve...

KLSH-ja nuk do të jetë vetëm, institucion i zhurmës mediatike

Nga Fejzo Subashi Ende në fillesat e tij, si kreu i KLSH-së, Prof .Arben Shehu, po tregon qartë se ka tjetër vizion, strategji në menaxhimin dhe...

Nis shpërndarja e kartës së studentit dhe në konvikte, RSU2: Një mjet i domosdoshëm për çdo student!

Që prej ditës së mërkurë ka nisur shpërndarja e kartës së studentit dhe në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Një nisëm kjo e Agjencisë së Rinisë...

E TASH KUSH ME I RA MURIT ME KOKË? ALBIN KURTI, ISH -UÇK-istat APO LDK!?

Shkruan : Refiqe R. Hamiti Emri shqiptar dhe Kosovë po "vdes",në gjumë. Ose,ose ta quajmë Kosovën si "borëbardha" ,deri sa të vijë princi ta puth...

Shqipëri-Lituani, publikohet formacioni i Kombëtares

Në prag të ndeshjes me Lituaninë, është publikuar formacioni i Kombëtares. Tekniku italian nuk ka bërë tre ndryshime nga sfida në transfertë ndaj Bjellorusisë,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm