Loredana dhe Mozzik janë ndër reperet më të suksesshëm. Siç duket as situata e krijuar nga COVID-19, nuk e ka ndalur Loredanën të sjellë projektet të reja muzikore.

Së fundmi ajo ka publikuar një bashkëpunim me Capital Bra, këngë kjo e cila u përfol se ishte një dedikim për ish-partnerin e saj Mozzik. Teksti i saj flet për një dashuri që ka përfunduar, dhe është normale teksa dëgjojmë vargjet, që të mendojmë se është një këngë e dedikuar për Mozzik.

Pjesë nga kënga:

Sa herë kam luftuar për ne të dy?

Sa herë me the që bota është e jona?

Sa herë e kam ulur kokën për ty?

Për ty kjo ishte dobësi e ndërsa për mua respekt!

Mirëpo, Mozzik siç duket nuk e ka pritur mirë këngën më të fundit të ish-partneres, pasi postimi i fundit duket se është një thumbim për të.

“Njerëzit që nuk kanë jetë gjithmonë do të tentojnë të krijojnë dramë me tënden”, ishte postimi i reperit. Mos është ky status vallë për Loredanën?