Shqipëria ka numrin më të vogël të viktimave nga Covid në Europë. Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, përqindja e mortalitetit është 3.9%, 56.5% janë të shëruar dhe 39.7% e rasteve mbeten ende aktivë.
Kryeministri Rama ka publikuar të dhënat e marra nga Coronavirus Ëorldmeter.
Rama: Çudi e madhe ëëë?!Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar. Krenar për Shqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe frikë nga injoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes.