E premte, 22 Janar, 2021

Covid-19/ Nuk ka kohë më të mirë për të investuar në media të pavarura

Duhet të lexoni

Sondazhi i GADC: 78.8% e vajzave dhe grave të larguara nga puna në fasoneri pa asnjë ndihmë ekonomike

Ditën e djeshme është mbajtur tryeza e diskutimit mbi të drejtat e punës së grave dhe vajzave në industrinë...

Përse shpikësi i viagrës, Ferid Murati, është bërë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë? Përgjigja epike e Skënder Gjinushit

Ferdi Murati është një shqiptaro-amerikan nga më të njohurit nëbotë. Ai është fitues i çmimit Nobel në Mjekësi në...

20 vite që përmbytej, ‘Shaban Bardhoshi’ rruga e Kombinatit merr zgjidhje. Investimi e kthen në normalitet

Nga Marjon Gorica ‘Shaban Bardhoshi’ deri pak kohë më parë ishte një nga rrugët më problematike të Tiranës, ku përgjatë...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Ndërsa pandemia e koronavirusit po vazhdon, gazetaria në të gjithë botën duket se përballet me vështirësi në rritje. Në Danimarkë, media mediat lokale po vuajnë pasoja të mëdha ekonomike dhe tashmë po kërkojnë mbështetjen e shtetit.

Pra, nuk është për t’u habitur që mediat e pavarura dhe ato lokale në botë, janë duke vuajtur në mes të kësaj krize globale. Asnjë pjesë e botës dhe asnjë sektor ekonomik nuk ka ngelur pa u prekur.

Në mes të mbylljeve të pacaktuara të kufijve, hyrjeve të kufizuara dhe rreziqeve të rënda shëndetësore, marrja e një panorame të plotë të kësaj pandemie nuk është aspak e lehtë, madje edhe për gjigantët mediatikë.

Ndërkohë, raportimet nga komuniteti i gazetarëve lokalë me akses unik, janë bërë mjete thelbësore për të luftuar një vakuum në rritje të informacionit. Është me të vërtetë një paradoks që, ndërsa qindra miliona njerëz në të gjithë globin kërkojnë informacione faktike, vetë mediat elektronike po luftojnë për ekzistencën e tyre. Ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, është më urgjente se kurrë që të mbështesim platforma të pavarura mediatike, veçanërisht ato që dalin organikisht brenda eko-sistemeve të tyre lokale.

Midis konfliktit të vazhdueshëm, stacionet radio komunitare si ARTA në veri të Sirisë po transmetojnë informacione për simptomat dhe masat parandaluese për popullsinë lokale. Mes panikut dhe paranojës në Pakistan, dyqanet si Humsub (All of us) po transmetojnë kombinime të dëshmive të qytetarëve dhe opinioneve të ekspertëve. Në Filipine, ka pasur një përhapje të podcast-eve, si PUMA, që po zbërthejnë mitet e lidhura me koronavirusin. Të gjitha këto media po ndihmojnë komunitetet e anashkaluara, për të luftuar përhapjen e sëmundjes.

Si rezultat i drejtpërdrejtë, media e pavarur në të gjithë botën po përjeton gjithashtu një besim të shtuar nga shikuesit. Për shembull, në Liban, Daraj Media, një platformë pan-Arabe që ofron raportim të thelluar, pësoi një rritje të audiencës prej 46 përqind në këtë periudhë. Në Filipine, Rappler, një rrjet social lajmesh, kishte 2.5 milion shikues gjatë një seance të drejtpërdrejtë në Facebook, për informacionin mbi COVID-19. Në Irak, al-Menasa, një nga pak mediat e pavarura në vend, pësoi një rritje prej 25 përqind të audiencës.

Por nga ana tjetër, po shohim dhe një rritje të dukshme të sulmeve ndaj shtypit në të gjithë globin. Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ka regjistruar shkeljet e intensifikuara që nga pandemia, nga sulmet fizike në SHBA, deri te censura më e madhe në Lindjen e Mesme, e deri në arrestime dhe akuza false në disa vende afrikane dhe aziatike.

Për këtë arsye, “gazetaria e përgjegjshme” nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme në shkallë globale. Përgjegjësia është e dyfishtë. Së pari, gazetarët po investigojnë përgjigjet e qeverisë ndaj pandemisë dhe duke i “kërkuar përgjegjësi” zyrtarëve dhe institucioneve, kur ata nuk kanë arritur të mbrojnë qytetarët e tyre. Së dyti, redaksitë e lajmeve janë autoritete sfiduese që manipulojnë legjislacionin e emergjencës të lidhur me COVID-in, për të frenuar liritë.

Ky është një moment i rëndësishëm për qeveritë, fondacionet ndërkombëtare dhe qytetarët, që të mbështesin financiarisht media të pavarura në të gjithë globin, si një investim për të ardhmen tonë kolektive. Në mes të tkurrjes së redaksive të lajmeve dhe kufizimeve për shkak të përhapjes së virusit, ekziston një vlerë e madhe në media të madhësive dhe kapaciteteve të ndryshme, që bashkëpunojnë për të paraqitur një pamje më të gjerë për publikun. Kriza e tanishme ka provuar se ne nuk mund të bëjmë një sy të verbër për një ngjarje në një cep të largët të botës, pasi në fund, ajo ngjarje do të vijë tek ne.

Tani më shumë se kurrë, kemi nevojë për raportim kontekstual nga mediat për këtë situatë që po shpaloset. Ne gjithashtu duhet të jemi në gjendje të lidhim shkaqet sociale, ekonomike dhe mjedisore të kësaj sëmundjeje për të luftuar ngjarjet e ardhshme. Normaliteti ynë në të ardhmen duhet të përfshijë një shumicë zërash në mediat e lajmeve në të gjithë globin. / NS – Bota.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Sondazhi i GADC: 78.8% e vajzave dhe grave të larguara nga puna në fasoneri pa asnjë ndihmë ekonomike

Ditën e djeshme është mbajtur tryeza e diskutimit mbi të drejtat e punës së grave dhe vajzave në industrinë...

Përse shpikësi i viagrës, Ferid Murati, është bërë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë? Përgjigja epike e Skënder Gjinushit

Ferdi Murati është një shqiptaro-amerikan nga më të njohurit nëbotë. Ai është fitues i çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 1998 për shpikjen e...

MËRGATË, A I KENI GADIT ZARFAT!?

Shkruan:Refiqe R. Hamiti Shoqja ime Arife Sheholli sot më tha se janë "çart shqiptart në Amerikë"! Aq shumë janë mobilizue djemt e vajzat tona atje, sa...

20 vite që përmbytej, ‘Shaban Bardhoshi’ rruga e Kombinatit merr zgjidhje. Investimi e kthen në normalitet

Nga Marjon Gorica ‘Shaban Bardhoshi’ deri pak kohë më parë ishte një nga rrugët më problematike të Tiranës, ku përgjatë së cilës ndodhet një kanal...

SHKËMBIMI I TERITOREVE DHE LUGINA E PRESHEVËS

Almin Shaqiri, Msc Integrime Evropiane, ligjerues në kolegjin Universum Prishtinë Abstrakt Në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ështëpërjashtuar as korigjimi i kufijve aktual,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm