Sipas Institutit që merret edhe me monitorimin e pandemisë COVID-19, Johns Hopkins Institute, Baltimore/USA, Kosova është e katërta në Evropë për nga numri më i vogël i vdekjeve nga koronavirusi.

Ky është rezultat i menaxhimit të mirë institucional dhe disiplinës që kanë treguar qytetarët përgjatë kësaj periudhe. Nga 855 të infektuar – 403 janë shëruar. Le të vazhdojmë t’i respektojmë rekomandimet dhe masat e propozuara prej IKShP-së dhe MSH, dhe le të jemi në krye të detyrës edhe në muajt në vazhdim, në mënyrë që numrin e të infektuarve ta mbajmë të sa më të vogël.