Donald Trump do ta zëvendësoj Richard Grenell. Këtë e ka bërë të ditur reporterja e The Hill, Olivia Beavers me një cicërimë në Twitter.

Ajo ka bërë të ditur se zëvendësues i Richard Grenellit apo shef i ri i Inteligjencës Amerikane do të jetë Republikani John Ratcliffe.

“Rep. John Ratcliffe (Representues nga shteti i Teksasit) do të marrë pjesë në dëgjim përballë Komitetit të Senatit të Inteligjencës, ai pritet të merr konfirmimin që të bëhet drejtori i ardhshëm i inteligjencës kombëtare (DNI) – një veprim i vonuar për javë me radhë nga pandemia e koronavirusit që ka mbyllur pjesën më të madhe të vendit. Ratcliffe pritet të sfidohet nga anëtarët e të dy palëve në Komitetin e Senatit të Inteligjencës nëse ai do të jetë një zë i pavarur për inteligjencën.” ka shkruar Olivia Beavers.