E martë, 27 Tetor, 2020

LE VOLTAIRE/ Intervista e Ismail Qemalit më 1911 në Kostandinopojë, të pathënat e historisë

Duhet të lexoni

Rijetëzimi i Gjirokastrës, Mirela Kumbaro: Pas debateve e sulmeve, puna flet vetë

Me anë të një postimi në Facebook, ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, njëherësh deputete e qarkut të Gjirokastrës,...

Super komedia me super aktorët, shfaqja që nuk duhet humbur!

Nga Marjon Gorica E çfarë më mirë se pak humor në këto kohë të vështira që po jetojmë do të...

Arti në zi! Ndahet nga jeta i madhi Rikard Ljarja

Aktori dhe regjisori i madh shqiptar, Rikard Ljarja është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Ai do të prehet...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Aurenc Bebja

Francë – 7 Maj 2020

“Le Voltaire” ka botuar, të mërkurën e 8 marsit 1911, në faqen n°3, intervistën e Ismail Qemalit në lidhje me zhvillimet asokohe në Shqipëri dhe Turqi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Kostandinopojë, 27 shkurt. – Dje takova lsmail Qemal beun, deputetin e Vlorës (Shqipëri) dhe kreun e partisë liberale të moderuar. Ai do të jetë një nga deputetët e parë shqiptarë që do të flasë sot për buxhetin. Pas raporteve të shumta në gazetat evropiane për një revoltë të ardhshme në Shqipëri, mendova se do të ishte interesante të njihnim mendimin e njeriut shumë kompetent Ismail Qemali.

— Unë nuk e di, u përgjigj ai, se çfarë thonë gazetat perëndimore për çështjen e një revolte të afërt në Shqipëri. Asgjë nuk mund të sugjerojë për momentin një lëvizje kryengritëse midis popullatës sonë. Nëse kontrabanda e armëve praktikohet në rajonet tona, është ajo që është në të gjitha vendet, dhe jo siç do të donin ta tregonin ! Personalisht, nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me Shqipërinë, pasi gjithçka është e qetë atje.

— Por flitet për dy pretendentë për fronin shqiptar…

— Kjo është një shaka, sepse nuk ka asnjë pretendent që ka të drejtë froni; ata që propozohen si të tillë janë aventurierë.

— A ka shumë nga ju në Parlament për të përfaqësuar Shqipërinë ?

— Rreth 27, nga të cilët vetëm 4 të krishterë; pjesa tjetër e deputetëve janë myslimanë.

— Sa ndarje gjeografike ka vendi juaj ?

— Shqipëria është e ndarë në Shqipërinë veriore dhe atë jugore. Ka myslimanë dhe të krishterë, katolikë dhe ortodoksë por të gjithë janë shumë të bashkuar, ndryshe nga seç ndodh në vendet e tjera. Bashkatdhetarët tanë kanë ruajtur zakonet e tyre të vjetra, sepse depërtimi i ndikimeve të jashtme është i vështirë, duke pasur parasysh konfigurimin e vendit; u është kushtuar shumë rëndësi disa incidenteve në kufi me Malin e Zi, si dhe disa grabitjeve. Fakte të ngjashme përsëriten në të gjitha kufijtë, por ne nuk flasim për to. Madje, këto telashe do të vihen në rregull : Na është thënë se Bedri Pasha, vali i Shkodrës së Shqipërisë, dhe gjenerali malazez Iancovitch (Jankoviç) kanë rënë dakord për masat që duhen marrë për të parandaluar incidentet në kufi; delegatët turko-malazezë do të takohen së shpejti për të hedhur themelet përfundimtare të kësaj marrëveshje.

Ndërsa i fola lsmail Qemalit për heshtjen e disa prej kolegëve të tij në lidhje me shtypin e huaj, ai u përgjigj mjaft shpejt (ashpër) :

“— Shikoni, ditën e kaluar, në dalje të Parlamentit (Dhomës), papritmas një gazetar gjerman më pyeti : “Çfarë mendoni për dorëheqjen e Talaat beut ? Shkoni ta pyesni, u përgjigja.”. A mendoni se kisha vullnet të keq në përgjigjen time ? Në asnjë mënyrë. Nuk ka heshtje të qëllimshme (të dëshiruar), pasi ne, përfaqësuesit e kombit, nuk i dimë shkaqet e dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm. Na ka mbetur, ashtu si të vdekshmit më të përulur, të bëjmë supozime. Gjithçka ndodh midis këtyre zotërinjve, Turqve të Rinj të Komitetit, të cilët e shohin të arsyeshme që të na mbajnë jashtë zhvillimeve.

Konceptimi qeverisës i Komitetit më bën për të të ardhur keq, por ne nuk mund të bëjmë asgjë në lidhje me të, pasi e shohin të arsyeshme të na lënë jashtë vendimeve të tij.

Ne nuk kemi asnjë vullnet të keq ndaj shtypit të huaj, por situata shumë delikate e politikës sonë na detyron të jemi të kujdesshëm.”

Intervista jonë mbaroi dhe mund të them se pakënaqësia e bashkëbiseduesit tim nuk ishte për mua diçka e çuditshme. Të shumtë janë ata që përshpërisin kundër regjimit aktual, si midis njerëzve ashtu edhe ndër intelektualëve, dhe, megjithë deklaratat optimiste të qeverisë, një informator i paanshëm duhet të dëgjojë (marrë parasysh) fjalët e opozitës

DE ROCHEBRUNE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Mbyllja e sheshit ‘Shqiponja’, nëndrejtori i ARRSH, Koka: Do punohet  24 orë pa ndalim

I ftuar në Vizion Plus nëndrejtori i ARRSH Erion Koka ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës në...

1 mijë shqiptar drejt amerikës, gjykata jep 192 vite burg për bandën e trafikimit

192 vite burgim ka dhënë Gjykata e Posacme për arrestimin e 35 personave, bandë e trafikimit të shqiptarve drejt SHBA-ve dhe Kanadasë. Grupi kriminal u...

Hiqen 23 patenta e arrestohen 3 persona, të dehur në rrugët e Tiranës

Ashtu si cdo fundjavë dhë kësaj rradhe Policia Rrugore ka zbarkuar në rrugët e kryeqytetit, duke marrë masa ndaj shkelësve, ku shumica janë nën...

Petro Koçi sulmon Metën: Kopje e keqe e Saliut, nuk i duhet Kushtetutës dhe Republikës!

Nga qyteti i Fierit aty ku dhe kryeson Partinë Socialiste për këtë qark, zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koci ka sulmuar Presidentin Iliri Meta, duke...

Nga trajtimi i mbetjeve në incenerator tek gjenerimi i energjisë , shihni shembullin e suksesshëm në Singapor  

Një video informuese është duke qarkulluar në rrjetet sociale për një shembull i cili po mundohet të zëj vend në shumë shtete të botës,...

Më shumë artikuj të ngjajshëm