Edhe pse Loredana është në kulmin suksesit profesional në Zvicër, ajo rrezikon të përballet me deportimin. Gazeta zvicerane “Heute” shkruan se shkak është akuzat e çiftit zviceran për mashtrim, ngjarje që u bë publike një vit më parë. Në qershor, Loredana do të merret në pyetje në gjykatë.

Artistja me prejardhje nga Ferizaj mund të dënohet me syrgjynosje nga Gjykata e Zvicrës, për shkak të rastit të bujshëm të vitit të kaluar me çiftin zviceran.

Në rast dënimi, reperja jo vetëm që duhet të kthejë shumën e kërkuar, por gjithashtu mund të cojë deri në dëbimin e saj, sepse Loredana nuk ka pasaportë zvicerane.

Muzikantja aktualisht është qytetare kosovare. Në vitin 2013, ajo thuhet se ka aplikuar për nënshtetësi zvicerane, por nuk e ka marrë atë. Arsyeja është e paqartë.

Kjo nuk është hera e parë që Zvicra depërton  një artist. Në shkurt të vitit të kaluar, reperi Besko u depërtua në Prishtinë pasi do vuajti një dënim gjashtë vjeçar për grabitje të armatosur, vjedhje dhe kërcënim.

Të premten e kaluar reperja së bashku me Capital Bra, e rikthyen në krye të listave gjermane. Loredana është tashmë artistja më e suksesshme e të gjitha kohërave në Zvicër.