Artisti nga Gjilani me vendbanim në Zvicër Festim Mehmeti me emrin artistik EFEM, për GazetaOra është shprehur se është duke punuar në disa projekte të reja, të cilat do ti publikoj së shpejti.

Reperi EFEM tregon që ka pasur disa oferta bashkëpunimi shifra të larta milionëshe në industrinë e muzikës ndërkombëtare të cilat për arsye personale edhe i ka refuzuar ato në Zvicër.

“Po është e vërtet i kam refuzuar disa oferta pune në disa projekte këtu në Zvicër janë shumë të shtrenjta dhe shumë profesionale. Për shkaqe personale i kam refuzuar ato. Kam pasur disa oferta edhe në Kosovë por edhe ato i kam refuzuar shprehet EFEM “.

EFEM aktualisht po punon në disa projekte të reja , për GazetaOra artisti zbulon titullin e ri të këngës së re që do te publikohet së shpejti.

“Panamera” titullohet projekti i radhës që është me produksion nga “Tony film”.

Projekti i fundit i publikuar nga EFEM, “I pari” është njeri nder projektet më të suksesshme deri më tani.

Në linkun më poshtë EFEM – I pari

/Gazetaora-Florim A. Gashi/