Zvicra është një tjetër vend i prekur nga koronavirusi. Mediat e huaja së fundmi kanë publikuar një foto ku tregohet se 1 mijë banorë presin në rradhë për ushqim. Ndonëse njihet si një ndër vendet më të pasura e me ekonomi të fuqishme, por sërish atje ka njerëz që vujnë për bukë.

Pikërisht në Gjenevë, një prej qyteteve më të pasura të Zvicrës 1 mijë njerëz, kryesisht punëtorë dhe emigrantë  të varfër kanë mbajtur rradhë për pakot ushqimore falas në Gjenevë, duke nënvizuar edhe më shumë ndikimin e pandemisë tek të varfrit dhe ata pa dokumente që punojnë në Zvicrën e pasur.

Grupi i njerëzve shtrihej prej më shumë se 1 km jashtë një sheshi, ku vullnetarët po shpërndanin rreth 1.500 pako për njerëzit që filluan të vinin që në 5 të mëngjesit.

Në një komb me gati 8.6 milion, 660,000 njerëz në Zvicër ishin të varfër në vitin 2018, thotë bamirësi Caritas, veçanërisht prindërit beqarë dhe ata me një nivel të ulët arsimimi të paaftë për të gjetur punë pasi humbasin një vend pune.

“Ne kemi nevojë për ushqim.”–  tha Silvia Mango, një 64-vjeçare nga Filipinet, pasi priti tre orë nën një diell të nxehtë.