Nga Besart Kadia

Këto ditë, e për 20 vite të cuditshëme, është rikthyer debati nëse teatri kombëtar duhet prishur për ti hapur rrugë një teatri të ri apo duhet të ruhet. Palët ndahen në qëllime e arsyetim për cfarë mendojnë se duhet të ndodhë me të. Praktikisht qeveria, dhe në vecanti kryeministri Rama, ka një vizion krejt të tij për qytetin. Një vizion që e shndërron qëndrën e Tiranës në një realitet të ri infrastrukturorer e shërbimesh. I parë ftohtë teatri është vetëm një ishull i mbetur në një mozaik të ri ndërtesash të larta që do të rrethojnë sheshin Skënderbej. Vizioni i Tiranës së Re ka të bëjë me një qënder qyteti të ri të mbyllur në komunikim e shërbim me pjesët e tjera të kryeqytetit.

Praktikisht ndërtesat e reja të larta reidenciale, komericiale e shërbimeve po e shndërrojnë krejtësisht urbainistikën e traditën e qytetit duke imponuar më vështirësi hyrjen në erën e shekullit 21. Nëse më parë Xhamia e Ethem Beut ishte simbolika e një qytetrimi të plogësht e relativisht të vjetër nën sundimin Otoman, ndërtesat e larta janë ndoshta shëmbëylltura e një kapitalizmi të interpretuar shtrembër nga një shoqëri post-komuniste. Është dëshira e vullneti për të krijuar një realiteti të ri e të një fuqie të biznesit për t’iu imponuar egërsisht ndoshta gjithë qyteteve të tjera të vendit. Teksa njerëzit jetojnë në shtëpi e pallate të papërfunduara në shumicën e territorit të vendit Sheshi Skëndërbej shndërrohet në një oaz të një qytetërimi që nuk egziston. Të një qytetërimi që ka sjellë në vetëm 20 vite mbi 7000 njerëz të vrarë për pronën. Ndaj Sheshi Skëndërbej me kullat që do e rrethojnë do të jenë simbolika e një kapitalizmi inegzistent në vend. Të një shteti që imponon shijet e veta estetike një shoqërie që as vetë nuk di se c’do. Besoj debati nuk është më relevant për shoqërinë se c’do të ndodh me ndërtesën e teatrit kombëtar por se cfarë forme urbanistike e infrastrukturore po ndërtojmë.

Është një qendër që do të ketë dhjetë kulla të larta që rrethojnë si qeparis shtresat e mbivendosura historike të një qyteti që merr formën e frymën e kohës por që harron veten. Tirana nuk është qytet në kontinuitet historik i cili është zhvilluar në mënyrë konservatore për të ruajtur veten. Sepse dhe Tirana sot nuk di se cilës periudhë historike i përket. Është një hapsirë 100 vjecare që ka parë largimin e perandorisë muslimane, ka marrë shtatin e një kulture perëndimore nën Musolinin dhe bërë gri dhe e mërzitëshme nga ndërtesat e komunizmit e më pas e riadoptuar nga babëzia komplekse e tranzicionit. Në ruajmë teatrin ne ruajmë një simbolik selektive të Tiranës. Ruajmë në memorien e qytetit një objektet të vetmuar pasi simotrat e veta të kohës kur është ndërtuar tashmë janë rrafshuar me kohë. Pra të shndërrosh debatin publik se ruajta e Teatrit Kombëtar ka interes historik për gjithë qytetin duket si një fabul e një kohe që nuk është. Tirana tashmë ka marrë një formë të re një formë ku askush nuk është shkaktar i vecuar por të gjithë shkaktar nga pak. Është një Tiranë që i përshtatet kohës që jeton e nuk ruan dot kujtimet e saj. Është një Tiranë që ka zemërgjesinë për të mirëpritur cdo vullnet politik të kohës pa një identitet kohor e as karakter historik. Ky është realiteti i qytetit në të cilën jetojmë. Ndaj edhe nëse ruajmë teatrin besoj se kemi humbur qytetin me kohë. Dhe fitorja simbolike e teatrit nuk zhbën dot denatyrimin e një qyteti të nënshtruar nga egot e banorëve të përkohshëm që i rrinë sipër. Kjo përsa i përket realitetit të një qyteti që nuk e kemi.

Përvec kësaj teatri është dhe mbetet një betejë e cuditëshme për vlerat institucionale e demokratike të vendit. Për nevojën për të nxitur sikur dhe një qytetar të vetëm që ligjërisht të mund të ruaj një objekt apo pemë kundër vullnetit të shumicës. Dhe pa dashur, kryeministri Rama e ka shndërruar simbolikën e teatrit jo si nevojë e ruajtjes së një objekti që mundet të jetë dhe trashëgimi kulturore por si një debat për respektimin e procedurave e ligjeve të vendit. Këtu nuk ka më debat e qeveria duhet me doemos të ndihet e kërcënuar dhe nga një komunitet, qoftë edhe pakicë, të cilët ligjërisht mund të ndërpresin një projekt madhor për qytetin. Qëllimi nuk mundet të justifikojë mjetin. Të duash të ndërtosh një qendër qyteti të ri nuk do të thotë të mos respektosh ligjet e vendit. E këtë qeveria e ka harruar. Dhe sic është harruar qyteti i Tiranës nëse qeveria nuk respekton ligjet do harrohet dhe cdo arritje e mundishme e tranzicionit shqiptar për të krijuar një shoqëri demokratike e udhëhequr nga ligjet. Ndaj nëse teatri shembet ne dimë që realisht e kemi humbur një qytet. Por nëse teatri qëndron për shkak të llogjikës ligjore ne kemi fituar një shtet funksional. Zgjedhja është përtej qytetarëve të Tiranës.