Është vetëdorëzuar në polici ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim prej 2 vitesh. Ai është i akuzuar për trafik droge, ndërsa lajmi në fjalë konfirmohet nga Neës 24.

Ndonëse u dënua për të njëjtën vepër penale si Saimir Tahiri, atë të “shpërdorimit të detyrës”, ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela nuk i ka shpëtuar burgut. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin e tij me 3.4 vite burg.

Ashtu si ish ministri socialist, edhe Çela u akuza për veprat penale “trafikim i narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Asnjë nga këto akuza të Prokurorisë nuk u pranua nga Gjykata, e cila e shpalli fajtor vetëm për “shpërdorim detyre”.